Libani arreston dy spiunë izraelitë në aeroportin e Bejruti

Autoritetet libaneze të sigurisë kanë arrestuar dy persona në lidhje me spiunazh për Izraelin teksa po përpiqeshin të largoheshin nga vendi përmes aeroportit ndërkombëtar në kryeqytetin libanez Bejrut, njoftuan mediat lokale.

Gjeneralmajor Elias al-Baysari, shefi i sigurisë publike të Libanit, tha se dy personat e arrestuar “po kryenin disa operacione brenda Libanit dhe u përpoqën të dilnin përmes aeroportit ku u arrestuan”. Ai shtoi se “në bazë të hetimeve dhe fakteve, ata u transferuan në drejtësinë ushtarake kompetente dhe ne do të njoftojmë në një fazë të mëvonshme detajet për këtë celulë që përbënte kërcënim për Libanin”. “Ne kryem një hetim dhe përcaktuam se kjo celulë spiunazhi përbënte rrezik për Libanin,” tha më tej zyrtari i sigurisë publike të Libanit. “Lufta kundër terrorizmit është një prioritet dhe lufta kundër rrjeteve të spiunazhit të ngritura nga armiku izraelit është një prioritet absolut”, theksoi Baysari.

Shërbimet e inteligjencës dhe sigurisë libaneze gjatë viteve të fundit kanë arrestuar dhjetëra spiunë të dyshuar për bashkëpunim me Izraelin, me disa dënime me burg deri në 25 vjet./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne