Gazeta “Selam” ka publikuar së fundmi në Facebook lajmin për librin e botuar në Stamboll më 1879, i dhuruar Sulltan Abdylhamitit II nga truprojat e tij shqiptare. Botimi luksoz përmbante alfabetin shqip dhe historinë e shqiptarëve, duke u konsideruar një dëshmi e veçantë e lidhjes së tyre me oborrin osman.
Libri që i dhurohet Sulltan Abdylhamit II nga truprojat e tij shqiptarë
Libri i botuar në Stamboll në vitin – 1879.
Kapaku i librit është i mbështjellur me kadife të kuqe dhe përveç titullit që është i shkruar me ngjyrë ari po ashtu edhe majat e fletëve janë të ngjyrosura me ngjyrë ari. Në titullin e librit të shkruar me alfabetin e Stambollit qëndrojnë këto fjalë: “Madhërisë Ti Zotit Math Mbëretit Dashurë T’ynë Sulltan Abdyl Hamit Hanit II”
Libri shkruhet nga disa administratorë osman shqiptarë. Pjesën më të rëndësishme të librit e përbën alfabeti shqip dhe historia e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ky libër i dorëzohet në dorë Sulltan Abdylhamidit II nga truprojat e tij shqiptare. Sulltan Abdylhamidi, i cili e fliste shqipen pasi që ishte i rrethuar me shqiptarë në oborrin e tij, i thotë njërit në mesin e shqiptarëve që i’a dorëzon librin: A bëjmë garë se kush mund i pari nga ne të dy të mësoj të shkruaj shqip?
Në këtë libër Shemseddin Sami shkruan:
“Shqiptarët natë e ditë duhet të bëjnë dua për Sulltan Abdylhamitin. Pra, ju shqiptarë, që e çmoni Sami Frashërin, çojeni amanetin e tij në vend. Nëse nuk i bëni dua Sulltanit ç’do natë e ditë atëherë bëni së paku njëherë gjatë jetës suaj”./fb

















