Liderët e BE do të “zbarkojnë” të hënën në Tiranë, zbardhet agjenda e Samitit të Procesit të Berlinit

Këtë të hënë, në Tiranë, do të zhvillohet Samitit i Procesit të Berlinit, ndërsa agjenda e takimit është zbardhur.

Në orën 11:00, liderët e BE dhe rajonit, do të mbërrijnë te Piramida, në orën 11:30 do të mbahet fjala hapëse, ndërsa në orën 12:00 do të nis sesioni i parë i punës. Në orën 13:00 do të bëhet fotografi familjare.

Sesioni i dytë i punës nis në orën 15:30, ndërsa në orën 16:45 do të përurohet Kolegji i Evropës në Tiranë.

Në orën 17:00 do të nënshkruhet marrëveshja Rajonale për Njohje Reciproke të Kualifikim profesional, ndërsa në orën 17:45 do të zhvillohet konferenca e përbashkët për shtyp.

Ceremonia e inaugurimit për hapjen e Piramidës do të bëhet në orën 18:30.

Kujtojmë se për herë të parë, samiti i Procesit të Berlinit do të mbahet jashtë kufijve të Bashkimit Europian.

Në samit është konfirmuar pjesëmarrja e Kancelarit Gjerman, Olaf Scholz, presidenti Francës, Emmanuel Macron, si edhe Presidentja e Komisionit Europian, Urusula von der Leyen.

11:00 – Mbërritja, mundësia fotografike e liderëve me Pritësit e Samitit (YouTube, Frekuenca Satelitore, të gjitha mediat)

11:30 – Fjala e hapjes (YouTube, Frekuenca Satelitore dhe media zyrtare)

12:00 – Sesioni I i Punës: “Integrimi i Rajonit në Tregun Unik dhe Përmirësimi i Konvergjencës me BE-në” (3 min spray Photo & Video YouTube, frekuenca satelitore dhe media zyrtare)

13:30 – Fotografi familjare (YouTube, frekuenca satelitore, të gjitha mediat)

15:30 – Sesioni II i Punës: “Mbështetja e tranzicionit të gjelbër dhe digjital në Ballkanin Perëndimor: Sfidat dhe mundësitë për investime dhe rritje” (3 min spray Photo&Video YouTube, frekuenca satelitore dhe media zyrtare)

16:45 – Përurimi i Kolegjit të Evropës, Tiranë (YouTube, Frekuenca Satelitore, të gjitha mediat)

Ora 17:30 – Nënshkrimi i Marrëveshjes Rajonale për Njohje Reciproke të Kualifikim profesional (YouTube, frekuenca satelitore)

17:45 – Konferencë e përbashkët për shtyp (YouTube, frekuenca satelitore, të gjitha mediat)

18:30 – Ceremonia e hapjes së inaugurimit të Piramidës (YouTube, frekuenca satelitore, të gjitha mediat)./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne