Lideri i Frontit Çlirimtar Islamik: “Ndodhemi në fazën e fundit të procesit të paqes në Filipine”

Lideri i Frontit Çlirimtar Islamik Moro (MILF), Haxhi Murat Ibrahim, në lidhje me procesin e paqes në Filipine, duke vënë në dukje se do të formohet qeveria e tranzicionit në rast se miratohet nga kongresi Ligji Themelor Bangsamoro (BTM), tha se “Çdo shtresë do të përfshihet në mekanizmin e tranzicionit. Procesi i tranzicionit (i parashikuar për të filluar në vitin 2019) do të zgjasë 3 vite, deri në 2022.”

Ibrahim i cili ndodhet në Ankara për takime ka folur për Anadolu Agency (AA) rreth procesit të paqes në Filipine. Pasi ka vënë në dukje se ndodhen në fazën e fundit në procesin e paqes të arritur në vitin 2014 me MIFL e cila përfaqëson muslimanët Moro, Ibrahim është shprehur se “Kemi përfunduar BTM dhe ia kemi paraqitur presidentit. Tani ndodhemi në fazën e kongresit. Jemi në pritje të hapit të kongresit. Shpresojmë që nga kongresi të miratohet përpara fundit të vitit.”

Pyetjes nëse do të miratohet këtë herë nga kongresi BTM-ja ku më parë nuk është miratuar dy herë, Ibrahim i është përgjigjur: “Ka një mundësi sepse presidenti ka një ndikim të madh mbi kongresin, është i dashur edhe nga njerëzit. Edhe ne gjithashtu e kemi përditësuar BTM-në. Brenda saj kemi shtuar edhe interesat e Frontit Çlirimtar Kombëtar Moro, të krisitianëve dhe grupeve të tjera vendase. BTM-ja e re është më gjithëpërfshirëse.”

“Pas miratimit do të formojmë qeverinë e tranzicionit të cilën e kemi emërtuar ‘Qeveria e Tranzicionit Bangsamoro‘. Qeveria e tranzicionit do të drejtohet nga MILF dhe do të jenë të përfshirë edhe shtresat e tjera”, është shprehur Ibrahim duke informuar se pas kalimit në kongres të BTM-së do të nisë procesi i miratimit, ku do të jenë të përfshirë të gjitha palët.

Të gjithë grupet e tjera e vërejnë pozitivisht këtë proces ka theksuar Ibrahim duke u shprehur se “Çdo shtresë do të jetë e përfshirë në mekanizmin e tranzicionit. Procesi i tranzicionit (i parashikuar për të filluar në vitin 2019) do të zgjasë 3 vite, deri në 2022.”

“Askush nuk priste të sulmohej Marawi”

Në vlerësimin e tij për ndikimet ndaj muslimanëve Moro që shkaktojnë konfliktet mes forcave të sigurisë dhe militantëve të organizatës Maute e lidhur me DEASH-in në Marawi i cili është i lidhur me rajonin Mindanao në jug të Filipineve, ai tha: “Nga kjo ngjarje askush nuk ka përfituar. Nuk kanë përfituar as muslimanët dhe as qeveria, sepse në fund popullata ka mbetur e detyruar të braktisë vendin ku ndodhej. Urrejtja e njerëzve arriti në pikën më të lartë, sepse Marawi u dëmtua plotësisht. Të gjithë në rajon kanë një urrejtje për ato që janë përjetuar. Deri më tani askush nuk ka përfituar nga kjo.”

“Konfliktet pothuajse kanë përfunduar. Nën kontrollin e DEASH-it ka mbetur vetëm një pjesë e vogël. Arsyeja që kjo ka zgjatur kaq shumë është se as qeveria dhe as populli nuk e priste se ata do të sulmonin. Marawi është një qytet 100 për qind musliman. Shumica prej tyre kanë lidhje farefisnore. Kanë sulmuar për të dëmtuar qytetin. Kanë dëmtuar edhe të afërmit e tyre edhe pronat e tyre”, ka theksuar Ibrahim në lidhje me situatën e fundit.

“Turqia ka një rol të rëndësishëm në procesin e paqes në Filipine”

Ibrahim ka shpjeguar se aktualisht në Marawi ndodhen mbi 200 mijë elementë të Organit të Pavarur për Lënien e Armëve (IDB) dhe se nëpërmjet qeverisë dhe organizatave të shoqërisë civile janë siguruar ndihma për të tejkaluar problemet e përjetuara për shkak të luftës. Fondacioni për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH) dhe organizatat e tjera nga Turqia kanë dërguar ndihma në rajon.

“Turqia ka një rol të rëndësishëm në procesin e paqes në Filipine. Së pari Turqia ndodhet në grupin ndërkombëtar të kontaktit me SHBA-në, Arabinë Saudite dhe Japoninë. Është edhe kryesuese e Organit të Pavarur për Lënien e Armëve. Ndërkohë që është e pranishme edhe në programet e përmirësimit dhe zhvillimit në rajon”, ka deklaruar Ibrahim, duke shtuar se takimet në Turqi kanë kaluar shumë frytdhënëse dhe se është pritur shumë ngrohtë nga autoritetet e qeverisë dhe të shoqërisë civile.

Harta e rrugës së procesit të paqes

MILF në kuadër të marrëveshjes së paqes në muajin korrik i ka përcjellë presidentit të vendit, Roderigo Duterte, propozimin për BTM, që parashikon njohjen e autonomisë në rajonin Mindanao dhe ishujt përreth në jug të vendit, ku jeton intensivisht popullata muslimane.

Deri në muajin dhjetor do të kërkohet mbështetje për miratimin e saj nga kongresi. Duterte në mënyrë që të diskutohet me përparësi në kongres do ta paraqesë projektligjin në kuvend me kodin “emergjente”. Parashikohet që projektligji të bëhet ligj deri në fund të vitit dhe të kalojë në parlament.

Më pas pritet që ligji të paraqitet për votim popullor në periudhën janar-maj 2018. Popullata e rajonit do të votojë nëse do të vihet apo jo në zbatim ky ligj. Në rast të pranimit të BTM-së do të formohet Autoriteti i Tranzicionit Bangsamoro për të vendosur në veprim autonominë politike dhe ky organ do ta dërgojë strukturën e parë politike drejt zgjedhjeve të para të lira.

Situata e fundit në rajon

Ushtria e Filipineve më 23 maj ndërmori një operacion në qytetin Marawi për të kapur një terrorist ndërkombëtar, ndërsa militantët e organizatës Maute e lidhur me DEASH-in rrethuan Marawi-n për të shpëtuar terroristin nga forcat e sigurisë.

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, pas konflikteve me arsyetimin se në Marawi ka ndodhur “kryengritje” shpalli shtetrrethimin për 60 ditë duke u bazuar në autoritetin që kushtetuta i njihte. Pas konflikteve që vazhduan për dy muaj më 22 korrik gjendja e jashtëzakonshme u zgjat deri në fund të vitit.

Organizata Maute e cila u themelua në vitin 2012 nga vëllezërit Omer dhe Abdullah Maute njihet për sulmet me bomba dhe rrëmbime të personave. Organizata në prill 2015 shpalli lidhjen për besnikëri ndaj DEASH-it./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne