Liga Arabe paralajmëron qeverinë izraelite

Liga Arabe paralajmëroi qeverinë izraelite për shkak të nismave për ndryshimin në strukturën demografike të Jerusalemit.

Nënsekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, jordanezi Heyfe Ebu Gazele në ceremoninë e zhvilluar në kryeqytetin Kajro të Egjiptit me rastin e “Ditës së Kulturës Arabe” tha se popullsia palestineze në Jerusalem është 36%, por udhëheqja izraelite përpiqet ta ulë atë në 12%.

Ai e paralajmëroi Izraelin për shkak të nismave për ndryshimin e strukturës demografike të Jerusalemit dhe u shpreh se kërkohet të ndryshohet identiteti etnik i myslimanëve dhe të krishterëve në Jerusalem.

Ebu Gazele tha gjithashtu se udhëheqja izraelite mundohet gjithashtu të zhdukë trashëgiminë kulturore të Jerusalemit, ndryshon emrat e rrugicave dhe madje ka shtënë në dorë pasuritë e disa palestinezëve.

Në mbledhjen e zhvilluar në kompleksin e përhershëm në Kajro të Ligës Arabe morën pjesë edhe autoritetet palestineze dhe të vendeve të tjera./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne