Liroi krīiminelin dhe probleme me pasurinë, shkarkohet kryetarja e Gjykatës së Kavajës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra kryetaren e Gjykatës së Kavajës, Entela Shedula.

Sipas informacioneve mësohet se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka gjetur probleme në karrierën e Shedulën, dhe në fund ka marrë vendimin për ta shkarkuar atë nga detyra.

Trupa gjykuese që ka marrë këtë vendim ishte e përbërë nga Xhensila Pine, Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu.

Tre komisionerët gjatë hetimeve kanë gjetur shkelje në pasurinë e Shedulës. Në seanca e mëparshme, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konstatuar mungesë burimesh financiare për ndërtimin e një vile tre katëshe.

Po ashtu Komisioni ka konkluduar se Shedula nuk ka arritur të provojë se ajo dhe bashkëshorti i saj kanë pasur burime të ligjshme për ndërtimin e banesës.

Relatorja Zhegu ka identifikuar dhe gjetje lidhur me aspektin profesional.

Në seancat dëgjimore Komisioni kishte verifikuar edhe një rast të një vendimmarrje të gjyqtares Shedula për një çështje penale të publikuar në median online për lirimin e shtetasit I.B.

Këto probleme të gjetura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe të mos argumentuara dot nga Shedula kanë bërë që sot të merret vendimi për shkarkimin e saj./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne