Deklarata e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç i cili tha se në Kosovë mund të ketë konflikt nëse përpjekjet për paqe dështojnë, nxiti reagime të shumta në Kosovë.
Këto reagime të skenës politike kosovare në Serbi i cilësuan si histerike.
Madje edhe Lista Serbe, e cila është në Qeverinë e Kosovës ka thënë se deklaratat dhe kërcënimet skizofrenike drejtuar presidentit Vuçiç, i cili bën thirrje për paqe, tregojnë se populli shqiptar në Kosovë ka mbetur në duart e politikanëve të papjekur të shekullit 21.
Lista Serbe ka thënë se mbështet pikëpamjet e presidentit Vuçiç se të gjithë në Ballkan kanë nevojë për paqe.
“Mos sinqeriteti i zyrtarëve të Prishtinës kur bëhet fjalë për dialog, ruajtjen e paqes dhe vendosjen e vlerave evropiane në Kosovë, më së miri janë përfaqësues me sulmet e sotme histerike ndaj presidentit Aleksandër Vuçiç.
Deklaratat dhe kërcënimet skizofrenike drejtuar presidentit Vuçiç, i cili bën thirrje për paqe dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura përmes dialogut nën kujdesin e Bashkimit Evropian, tregojnë se sa populli shqiptar në Kosovë ka mbetur në duart e politikanëve të pa pjekur në shekullin 21 kur edhe po jetojmë”, thuhet në një deklaratë të Listës Serbe.
Lista Serbe madje ka thënë se thirrja për ndërhyrje të NATO-s dhe insinuata të një konflikti, kërkojnë reagimin më urgjent të përfaqësuesve ndërkombëtarë të cilët duhet të ndalin liderët e frustruar politikë nga Prishtina të cilët, për shkak siç thonë ata të kalkulimeve politike, përdorin deklarata të lira politike për të fituar pikë politike.
“Lista Serbe ndan pikëpamjen e presidentit Vuçiç se të gjithë në Ballkan kanë nevojë për paqe, progres ekonomik, por edhe një ndryshim në retorikën e politikanëve që jetojnë të bllokuar në të kaluarën, duke rrezikuar kështu të ardhmen e qytetarëve dhe duke mashtruar qytetarët e tyre në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e tyre.
Ndërkohe reagime ndaj deklaratës së Vuçiçit pati edhe nga kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani e cila kërkoi ndërhyrjen e NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Reagim pati edhe nga kryeministri Avdullah Hoti i cili tha se deklaratat e tilla nuk janë në dobi të normalizimit të marrëdhënieve./tpz