Llalla ndalohet të futet në SHBA, ish-ministri: Po persekutohet familjarisht nga DASH me hamendësime

Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Lalla i është ndaluar të futet në territorin amerikan. Ndërkohë për këtë vendim ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Ky i fundit është shprehur se Llalla është persekutuar familjarisht nga regjimi i Enver Hoxhës, ndërsa sot persekutohet nga ambasada amerikane dhe DASH.

“Adriatik Llalla u persekutua familjarisht nga regjimi i Enver Hoxhës. Sot persekutohet po familjarisht, madje edhe pa gjyq, nga Ambasada Amerikane dhe nga DASH. Me dyshime e hamendësime, pra pa prova të vërtetuara gjyqsisht, kishte dhe ka një radhë shumë të gjatë VIP-sh, përpara Adriatik Llallës, që duhen ndëshkuar. Parimet e demokracisë na mësojnë se personi dënohet gjyqsisht që të quhet fajtor! Pra mirë do ishte ta dinim se çfarë korrupsioni “të rëndë” ka bërë zoti Llalla, që t’ia hiqnim vizën edhe ne! Deri më sot nga perëndimi kishim mësuar se askush nuk ndëshkohet me hamendësime! Tani s’jemi më të sigurte. I bie që regjimi i Enverit paska qenë “largpamës” – shkuan Manjani.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne