LobeLog: Shfrytëzimi i MEK, shenjë e falimentimit të politikës së Amerikës

LobeLog në një artikull të saj ka shkruar: “Shfrytëzimi i grupit terrorist MEK për të çuar përpara politikat kundër Iranit, tregon falimentimin e politikës së Amerikës dhe  nëse ky grup do të jetë i pranishëm në këtë lojë, atëherë kjo lojë nuk mund të jetë në bazë të demokracisë, të drejtave të njeriut ose të drejtave të qytetarëve iranianë”.

Faqja infromative Parstoday njofton se Paul Pillar, anëtar me korrespodencë i Qendrës për Studime të Sigurisë në Universitetin “George Town” dhe ish-oficer i CIA-s, në një artikull me titull “Muxhahedine Khalk dhe politika e dështuar e Amerikës ndaj Iranit”, shkruan: “Në mesin e shumë politikave të gabuara të administratës së Donald Trump ndaj Iranit, më e qarta prej tyre është shfrytëzimi i grupit Muxhahedine Khalk. John Bolton, këshilltari për siguri kombëtare dhe Rudi Giuliani, avokati i Trump, janë figurat më të dalluara të ekipit të Trump të cilët kanë marrë pjesë në tubimet e këtij grupi të urryer dhe kanë mbajtur fjalimi duke e konsideruar këtë grup si alternativë zëvendësuese për sistemin shtetëror aktual të Iranit”.

Në vazhdim të këtij artikulli të këtij ish-oficeri të CIA-s lexojmë: “Arron Merat, gazetari me eksperiencë të madhe dhe ish-gazetar i “Economist” në Teheran, së fundi ka shkruar një artikull të gjatë në lidhje këtë grup të cilin e ka publikuar në “The Guardian”. Ky artikull duke marrë parasysh se jep një raport të saktë dhe të përditësuar në lidhje me natyrën e vërtetë të grupit terrorist MEK, ia vlen të lexohet dhe ka kurrfarë dyshimi dhe dileme, zbulon natyrën e frikshme të SHBA për shfrytëzimin e këtij grupi në kuadër të politikave të saj në lidhje me Iranin. Ky grup në realitet ka qenë një lëvizjes studentore që në fillim ka filluar me kundërshtimin dhe protestat kundër regjimit të mbretit të Iranit dhe në mënyrë të çuditshme ka përzier ideologjinë islamiste me atë marksiste. Ky grup që nga fillimi kishte qëndrime shumë të ashpra kundër Amerikës. Sulmet terroriste të këtij grupi kanë pasur objektiv biznesin dhe kompanitë amerikane në Iran dhe në mesin e shumë viktimave iraniane që janë shkaktuar nga sulmet terroriste të këtij grupi, kanë qenë edhe 6 shtetas amerikanë. Anëtarët e këtij grupi gjatë zhvillimeve të Revolucionit në vitin 1979, kanë luajtur rol në rrëzimin e regjimit mbretëror, mirëpo nuk kaloi shumë kohë që u dëbua nga Ajetullah Khomejni. Ky grup ka kundërshtuar edhe lirimin e pengjeve amerikane në ambasadën e SHBA-ve në Teheran. Me fillimin e luftës tetë vjeçare Iran-Irak, grupi terrorist MEK u bashkua me ushtrinë e ish-diktatorit irakian Sadam Husejn dhe Sadam Husejni duke i dhënë atyre armatime, para kesh dhe duke vendosur kampin Ashraf në dispozicion të tyre, ka mbështetur këtë grup terrorist. Grupi terrorist MEK në shkëmbim të kësaj mbështetje të madhe të Sadam Husejnit, ka vazhduar sulmet e veta terroriste në territorin e Iranit, ndërsa ka ndihmuar regjimin Ba’th në shtypjen e opozitarëve të Sadamit brenda në Irak. Prandaj, iranianët këtë periudhë të historisë së luftës së grupit Muxhahedine Khalk e konsiderojnë si një veprim të pafalshëm dhe tradhti ndaj tyre deri në atë mënyrë sa që kanë harruar edhe të kaluarën e luftës dhe përpjekjet e këtij grupi para Revolucionit kundër regjimit mbretëror”.

Merat në artikullin e tij ka trajtuar edhe detajet e aspekteve të veprimeve të këtij grupi në kampin Ashraf dhe gjithashtu pas transferimit nga Iraku në Shqipëri. Ai thotë: “Mas’ud dhe Marjam Raxhavi si liderë të këtij grupi janë të ngjashëm me Xhim Xhons (lideri i një lëvizje të quajtur “People Temple”) dhe Shoku Asahara (lideri i fetari i grupit Um Shinrikio të Japonisë). Sipas ligjeve këtij grupi, familjet ndaheshin mes vete dhe çiftet shkurorëzoheshin dhe grat kërcënoheshin të ndaheshin nga burrat e tyre dhe në rast se nuk pranin të martoheshin me Mas’ud Raxhavi, ato detyroheshin të durojnë abuzimin dhe përdhunimin seksual nga ai. (Mas’ud Raxhavi pas agresionit ushtarak të Amerikës kundër Irakut, është larguar nga kampi Ashraf dhe nuk dihet se a është i vdekur a i gjallë). Marjam Raxhavi po vazhdon si një figurë publike e këtij grupi. Në lidhje me vendin dhe gjendjen e saktë brenda kampit të këtij grupi terrorist në Shqipëri, nuk ka informacione të sakta, mirëpo ish-shefi i inteligjencës së ushtrisë së Shqipërisë në lidhje me këtë thotë: “anëtarët e Muxhahedine Khalk (MEK) po mbahen si pengje në këtë kamp dhe po jetojnë me frikën e vrasjes”. Mirëpo përpjekjet e tyre gjatë dy dekadave të kaluara janë përqendruar në paraqitjen e një imazhi të qetë dhe larg dhunës nga ky grup dhe synojnë që ta paraqesin këtë grup si përkrahës të demokracisë dhe si alternativë e përshtatshme për sistemin aktual të Iranit dhe me padyshim se këto veprime kanë nevojë për një sasi të madhe parash”.

Raportet e fundit të mediave kanë zbuluar skandale të shumta në këtë drejtim. John Bollton për të marrë pjesë në tubimin e grupit terrorist MEK në vitin 2017 në Paris të Francës, ka marrë 40 mijë dollarë dhe sipas Merat, për të marrë pjesë në disa tubime të këtij grupi deri më tani Bolton ka marrë mbi 180 mijë dollarë para kesh nga grupi terrorist MEK. Përveç këtyre shpenzimeve, lobimet e këtij grupi kanë pasur çmime të lartë për ata. Për shembull, pjesëmarrësit në tubimin e Parisit përbëheshin nga të rinjtë të cilët nga Evropa Lindore ishin sjell me autobus në Paris dhe me padyshim se një operacion i tillë ka një kosto të madhe. Ky grup ka përdorur të njëjtën metodë të pjesëmarrësve të njerëzve edhe në protestën e organizua para Departamentit Amerikan të Shtetit në mënyrë që në fund të mund të heqë emrin e vet nga lista e organizatave terroriste të huaja. Disa pjesëmarrës në këto tubime ishin sjell nga një strehimore e personave të pastrehë në Nju Jork. Ata vet kanë pohuar se nuk ishin të informuar se kush është grupi MEK, por kishin pranuar të marrin pjesë në këtë tubim në shkëmbim të heqjes së shpenzimit të ushqimit. Por MEK nga e merr buxhetin për sigurimin e shpenzimeve të tubimeve të këtilla? Përgjigja e kësaj pyetje deri diku është e paqartë, edhe pse zbulimi i disa skandaleve të reja tregon se rivalet rajonal të Iranit janë burim i të ardhurave të këtij grupi.

Në fund duhet theksuar se shfrytëzimi i një grupi terrorist si MEK për të çuar përpara politikat kundër Iranit, tregon falimentimin e politikës së Amerikë. Me fjalë të tjera, nëse ky grup do të jetë i pranishëm në këtë lojë, atëherë kjo lojë nuk mund të jetë në bazë të demokracisë, të drejtave të njeriut ose të drejtave të qytetarëve iranianë. Bolton dhe të paktën disa individë të tjerë që mbështesin këtë grup janë aq inteligjentë sa të jenë të informuar për natyrën e vërtetë të këtij grupi. Ky grup pa kurrfarë dyshimi nuk është i interesuar fare për demokraci, por është i aftë për të kryer veprime destruktive dhe veprime terroriste në Iran, një aftësi kjo nga e cila akoma nuk kanë hequr dorë Muxhahedine Khalk.

Vlen të theksohet se faqja e internetit “LobLog” është emëruar sipas emrit të kryeredaktorit të saj Xhim Lob i cili është gazetar i vjetër me përvojë dhe i njohur për raportet analitike në lidhje me politikën e jashtme të Uashingtonit ndaj Lindjes së Mesme. Kjo faqe e internetit në vitin 2015 ishte weblogu i parë të fituar çmimin “Arthur Ras” për raportime dhe analiza të pavarura nga Akademia Diplomatike e Amerikës. Kjo faqe e internetit është themeluar në vitin 2008, ndërsa qëllimi i saj është më tepër analizimi i politikave të marra nga Uashingtonit ndaj Teheranit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne