Loja e Trumpit me Venezuelën po rezulton të jetë një biletë e djegur

nga Finian Cunningham.

Kërkesa e Trumpit për ndryshimin e regjimit në Venezuelë ka nisur të duket si një dredhi fatale. Në një kohë që ushtria e vendit amerikano jugor po qëndron fuqishëm me besnikëri ndaj presidentit Maduro, pyetje të sikletshme po ngrihen rreth planit të dyshimtë të lojës amerikane.

Këtu nuk është vetëm reputacioni i Uashingtonit që do të marrë një tjetër goditje të rëndë. Një përgjigje të tillë do të marrin edhe ato shtete evropiane që në mënyrë të turpshme janë rreshtuar pas përpjekjes për të destabilizuar një komb sovran.

Presidenti amerikan Donald Trump u pyet nga reporterët në fundjavë nëse kishte ndonjë “plan B” për Venezuelën, nëse Presidenti Nikolas Maduro nuk do rrëzohej shumë shpejt, ashtu siç e kërkonte Uashingtoni. Me një reagim shpërthyes tipik të tijin, Trump tha se kishte disa opsione rezervë.

Megjithatë, përkundër mburrjeve së tij, duket sikur bastet e Trumpit për ndikimin në ndryshimin e regjimit në Venezuelë nuk janë gjë tjetër vetëm se një aventurë e dështuar. SHBA-ja duket gjithnjë e më e dëshpëruar për të shpëtuar planin e saj për rrëzimin e qeverisë në Karakas.

Senatori i Floridës Marco Rubio, i cili i ka bërë shumë kërkesa Shtëpisë e Bardhë për Venezuelën, u ul me avion afër kalimit kufitar me Kolumbinë, ku aeroplanët ushtarakë të SHBA-së kishin sjellë ushqime dhe ndihma mjekësore.

Kjo situatë i ngjan skenave të një tjetër operacioni për ndryshim regjimi, asaj të Ukrainës të vitit 2014 ku senatori i ndjerë John McCain dhe zyrtarja e Departamentit të Shtetit Viktoria Nuland shpërndanë biskota për protestuesit.

Rubio po mburrej me ngarkesat e ndihmave ushqimore sikur ato të kishin qënë ryshfete. Duke folur në spanjisht, ai mundohej që me anë të një shantazhi emocional të çonte kritikat e tij në drejtim të ushtrisë venezueliane për refuzimin e ushqimeve që sipas tij ishin të domosdoshme për “familjet” e tyre. Rubio pohoi gjithashtu nëse ushtarët venezuelianë do ndalonin shpërndarjen e ndihmave, ata do të ndiqeshin penalisht për ” krime kundër njerëzimit”.

Kjo është vërtet ironike. Uashingtoni ka goditur me sanksione ekonominë e Venezuelës së varur nga nafta dhe i kashkaktuar vendit me rreth 31 milionë banorë shumë humbje të medha. Shtëpia e Bardhë e Trumpit ka zgjedhur në mënyrë arbitrare një figurë të vogël opozitare, Juan Guaidon, si “presidentin e njohur” të vendit, duke shkelur me këmbë në këtë mënyrë mandatin zgjedhor të Nicolas Maduros dhe vendimin e Gjykatës Supreme të Venezuelës. Për më tepër, Uashingtoni dhe mediat e saj servile kanë bërë thirrje të hapur për një kryengritje ushtarake.

Nëse disa do të rrezikoheshin nga ndjekjet penale dhe akuzat për krime kundër njerëzimit dhe krimet kundër paqes, ata do të ishin politikanët amerikanë si Rubio dhe Presidenti Trump, së bashku me zëvendës presidentin Mike Pence, Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare John Bolton. Ata kanë shkelur në mënyrë flagrante Kartën e Kombeve të Bashkuara në përpjekjet e tyre për të nxitur ndryshimin e regjimit në Venezuelë.

Të implikuar janë gjithashtu edhe disa qeveri evropiane, të cilat u rreshtuan shpejt në anën e Uashingtonit në politikën e tij të deligjimitimit të Maduros.

Ushqimet amerikane dhe ndihmat e tjera vazhdojnë të mbahen nëpër depo në Kolumbi dhe Brazil që kur Shtëpia e Bardhë në 23 janar kurorëzoi të vetë-shpallurin Guaido si “presidentin e përkohshëm”. Guaido dhe mbështetësit e tij në Uashington kanë dhënë një afat kohor deri në 23 shkurt për atë se cfare do të ndodhë në Venezuelë.

Qeveria Maduro i ka refuzuar me këmbëngulje transportimin në Venezuelë të ndihmave amerikane. OKB-ja dhe Kryqi i Kuq Ndërkombëtar kanë mbajtur qëndrim asnjeanës në shpërndarjen e furnizimeve pasi që kjo gjë do të kompromentonte neutralitetin e tyre zyrtar.

Opozita venezueliane e mbështetur nga amerikanët po bën thirrje për mobilizimin e një milion mbështetësve për të detyruar futjen e ndihmave amerikane që ndodhen përtej kufirit. Por me sa duket një skenar i tillë duket i vështirë dhe jopraktik për tu arritur. Forcat e sigurisë të Venezuelës nuk do të lejojnë që një numër i madh njerëzish të mblidhen në vendkalimin kufitar dhe të rrezikojne shkaktimin e një provokimi të dhunshëm, që pa dyshim është edhe qëllimi i mëtejshëm i “planit të ndihmave”.

Cfarë do të bëjë administrata e Trumpit? Do dislokojë ushtrinë amerikane për të pushtuar Venezuelën me karvanet e kamionëve me ushqime?

Ky qëndrim i pavlerë dhe me kosto të madhe për taksapaguesit amerikanë duket se është stisur nga Shtëpia e Bardhë e Trumpit me një arsyetim të pamenduar mirë. Ashtu sikurse shumë iniciativa dhe politika të tjera të ndërmarra nën Trumpin, e gjithë loja me Venezuelën duket se ka qenë e rrëmbyer dhe pa ndonjë mënyrë të duhur për tu realizuar.

Besnikëria e fortë e ushtrisë së Venezuelës ndaj qeverisë së Presidentit Maduro është një tjetër tregues ilustrues se sa me pakujdesi ka luajtur Uashingtoni. Arrogantët, Trump, Pence, Bolton, Pompeo, Rubio dhe neo-imperialistët e tjerë të SHBA-së mendonin se mund t’i godisnin lehtë forcat e armatosura të një vendi thjesht vetëm me një fjalë të tyren. A menduan vërtet këta “amerikanë të jashtëzakonshëm” se një ushtri prej 300,000 vetësh do të lejonte që Uashingtoni të shkatërronte kushtetutën e vendit në menyrë që të shtrinte duart e tij mbi pasuritë e mëdha natyrore?

Një tipar i përsëritur i qeverisë amerikane nën Trumpin është mungesa e inteligjencës dhe e çdo lloj politike analizuese. Mënyra më e përshtatshme që një presidencë të drejtohet nga një biznesmen dhe grykës i madh është që vendi të mos ketë mungesa të vendimmarrjeve. Përveç çështjes së murit në kufirin meksikan, ose marrëdhënieve me Rusinë, Kinën, aleatët evropianë, Iranin, ose çeshtjeve ,e tregtinë, kontrollin r armëve, e kështu me rradhë, politika amerikane duket se eshtë e përbërë nga faktorë jobindës, madje edhe me teka.

Për rastin e Venezuelës, dikush nga rrethi i trutharëve të Trumpit ndoshta nxitoi me gulç për të rrëzuar “socialistin Maduro” dhe në vend të tij të vendoste kukullën amerikane Guaido … “kështu që ne mund ta rrëmbejmë të gjithë naftën”.

Me siguri që Uashingtoni do llogarisë mediat e korporatave në SHBA dhe Evropë për të kënduar himnin e shkruar për ndryshimin e regjimit. Uashingtoni mund të llogarisë gjithashtu edhe disa qeveri të krahut të djathtë të Amerikës së Jugut dhe vazalët e tij gjithnjë e më të bindur evropianë në menyre që të bëhen bashkë me makinacionet e tij kriminale.

Por ajo që Uashingtoni nuk ka llogaritur përmes arrogancës dhe injorancës së tij është elasticiteti i popullit venezuelian. Shumica e tyre nuk mbështesin një opozitë tradhëtare dhe të padobishme e cila duket se po merr urdhëra marshimi nga “jankët imperialistë”. Uashingtoni nuk parashikoi edhe atë se ushtria e vendit ishte profesionale dhe e përkushtuar për të mbrojtur sovranitetin e kombit. Shtëpia e Bardhë e Trumpit duket se mendon se të gjithë mund të blihen me një çmim.

Në mënyrë më domethënëse, Uashingtoni me mendjemadhësinë e tij dominuese e ka keqkuptuar krejtësisht politikën e sotme botërore. Rusia, Kina, Meksika, Irani, Kuba, Turqia dhe shumica e kombeve të tjera, kanë refuzuar ti bëjnë temena diktatit të Uashingtonit për ndryshimin e regjimit në Venezuelë. Shumica dominuese e kombeve vazhdojnë të njohin Presidentin Maduro dhe qeverinë e tij si autoritetin legjitim.

Pasojat e tmerrshme të ndryshimit të regjimeve të frymëzuara nga SHBA në të gjithë botën janë mjaft të turpshme dhe Uashingtoni shihet me të drejtë si i falimentuar moralisht. Asgjë nga ato që SHBA thotë ose që kërkon nuk mund të merren seriozisht. Ai tani shihet me perbuzje dhe konsiderohet një vend i paskrupullt dhe kriminal.

Në lojën e tij të ligë dhe të konceptuar keq për Venezuelën, skenari që shpaloset është ai i një kombi krenar dhe të pavarur, i cili ka mbetur peng i imperializmit amerikan që me anë të urisë po përpiqet të gjunjëzojë një popull të tërë. Pyetjet që do të shtrohen nuk kanë për tu bërë tjesht për marrëzitë dhe sjelljen e çmendur të Uashingtonit. Kjo marrëzi shkatërrimtare pasqyrohet gjithashtu shumë keq edhe në mediat perëndimore dhe në qeveritë evropiane, të cilat i kanë shkuar pas maskaradës së turpshëme.

Venezuela do ta shmangë stuhinë, pasi eksportet e saj të naftës të gjejnë tregje të reja në Azi për të zëvendësuar tregjet amerikane.

Ndërkohë, Venezuela po ekspozon gjithashtu edhe shtetet arrogante që nuk pyesin për ligje dhe nxitësit e konfliktit ndërkombëtar – kryesisht Uashingtonin./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne