Londra e pret me protesta princin Mohammed Bin Salman të Arabisë Saudite

Princi i kurorës në Arabinë Saudite nis sot një vizitë tre ditore në Mbretërinë e Bashkuar në mesin e protestave të planifikuara atje kundër rolit të vendit të tij në luftën e Jemenit.

Mohammed Bin Salman, shihet nga disa si forcë modernizuese në shtetin e Gjirit Persik. 32-vjeçari pritet të zhvillojë bisedime me kryeministren Theresa May e më pas, do të drekojë me Mbretëreshën Elizabetë.

Britania shpreson të përfitojë nga hapja e ekonomisë Saudite, por nga zyra e kryeministres thonë nga ana tjetër se May ka shprehur shqetësime të thella mbi situatën humanitare në Jemen.

Përpara Downing Street janë paralajmëruar protesta kundër vrasjes së civilëve jemenas gjatë sulmeve ajrore të ndërmarrë prej koalicionit që drejtohet nga sauditët e mbështetet nga Londra dhe Washingtoni në betejën e tij kundër rebelëve Houthi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne