L’Oréal bën histori duke prezantuar një femër me hixhab në fushatën e fundit të flokëve (video)

L’Oréal prezantoi reklamën e re të flokëve në të gjitha platformat e mediave sociale. Për herë të parë, brendi i njohur shfaqi një femër me hixhab, Amena Khan, një blogere bukurie britanike, modele, dhe bashkëthemeluese e Ardere Cosmetics. Khan është pjesë e fushatës së re L’Oréal Paris Elvive World Care.

Në një intervistë me Vogue UK, Amena thotë se nuk filloi të mbante hixhabin deri në moshën 20-vjeçare, por edhe më parë ajo kurrë nuk kishte parë askënd në media me të cilin mund të identifikohej. “Unë mendoj se duke parë një fushatë si kjo, më ka ofruar më shumë ndjenjë përkatësie. I besova L’Oréal se ata do të mund të përçonin mirë mesazhin. Ata po shfaqin një vajzë me shami në një fushatë flokësh, megjithëse flokët e saj nuk mund të shihen, sepse ajo që ata vërtet vlerësojnë përmes fushatës është mesazhi që ne përçojmë me zërin tonë”.

Duhet të pyesësh vetën, përse vallë supozohet që gratë të cilat nuk shfaqin flokët e tyre në publik nuk kujdesen për to? E kundërta e asaj do të ishte se të gjithë ato femra që i shfaqin flokët e tyre, kujdesen për to vetëm sa për t’ua shfaqur të tjerëve. Dhe kjo mënyrë e të menduarit na zhvesh nga autonomia jonë dhe nga ndjenja jonë e pavarësisë”, thotë Amena.

Femrat me hixhab ballafaqohen me shumë keqkuptime. Disa njerëz gabimisht besojnë se, për shkak të faktit se zgjedhin të mbulojnë flokët e tyre në publik, ato nuk kujdesen apo nuk i mirëmbajnë ato. Në fakt, ngjashëm me shumë vajza të tjera, edhe ato duan flokë të shëndetshme dhe me shkëlqim, madje kjo paraqet një kënaqësi për to.

Duket sikur industria e bukurisë më në fund po bën përpjekjet e nevojshme drejt përfshirjes dhe diversitetit. Nike dhe Mattel janë disa prej brendeve të cilat po kujdesen që të ofrojnë dukshmëri më të madhe për gratë muslimane. /tesheshi.com/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne