Lubonja: Kapja e 613 kg kokainë, shoferi ka të njëjtin avokat me Sajmir Tahirin…

Duke folur për kokainën rekord të kapur në Maminas, analisti Fatos Lubonja, në emisionin “Studio e Hapur” tha se ‘të besosh se kjo gjë është pa mbështetje, do të thotë të jesh naiv”.

“Se cilat janë këto struktura këtu është pikëpyetje e madhe, janë të lidhur me politikën, apo vetëm politika apo strukturat e krimit të mirëorganizuara, kjo eshte pyetja.

Flitet per operacion te suksesshëm te policisë, vërtet u kapën 613 kg kokainë, por unë me të suksesshëm kam parasysh kur doli cështja Tahiri-Habilaj, doli që hetimet italiane, të koordinuara me përgjime, pas një pune 3-4 vjeccare kapën një rrjet kriminal.

Pakot ishin me kod, që nënkupton që ky numër i shkon këtyre, ky i shkon atyre, pra me ndarje, nuk e dimë sa grupe janë.

E parë kë kishte avokat shoferi? Maksim Haxhinë, është avokat i shtrenjtë, edhe i Tahirit për ironi, pra dikush ja ka paguar, janë pikërisht ata që nuk u kapën”, tha Lubonja.

Në vijim ai u ndal tek ndërprerja e këtij operacioni,  që duan të na e shesin si të suksesshëm.

“Po të isha unë prokuror do të hapja ccështje për të ndjekur kush e ka ndërprerë, ka ndërprerje apo është rastësi, na paskan kaluar 90 e ca kontenierë dhe këta paskan bërë qejf”, tha Lubonja.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne