Shqiperia

Lubonja: Kemi qeveri maskarenjsh, duan të fshihen pas Skënderbeut

Analisti Fatos Lubonja, duke folur në emisionin përmbledhës “Të Paekspozuarit”, ku pjesën e parë është folur për përdorimin e figurës së Skënderbeut nga qeveria Rama, lëshoi deklarata të forta.

Lubonja u shpreh se Rama po bën një qeveri fasade për të mbuluar mjerimin real, një propogandë e ngjashme me të Enver Hoxhës.

“Këtu jemi tek ideja e përdorimit të historisë, shpesh herë propagandë. Ideja ime është se e vërteta historike na duhet mbi të gjitha për të njohur dhe kuptuar vetveten. Dhe për atë që kemi ne nevojë ne si shqiptarë, për të ndërtuar pastaj një Shqipëri normale, është njohja e vetvetes. Ngaqë nuk kemi identitetin tonë si individ shkojmë dhe projektojmë tek një figurë dhe mburremi me atë figurë. Ne kemi nevojë të kuptojmë vetveten. Në rast festimesh përvjetorësh, ne duhet të bëjmë konferenca shkencore, botime serioze, për ta njohur, për ta kuptuar vetveten. Në vend të kësaj, ne bëjmë butafori, ne bëjmë festa, ne bëjmë mburrje, dhe të gjithë njerëzit do të konfirmohen me këtë figurë dhe meqenëse qeveria në njëfarë mënyre po na ushqen këtë krenari kombëtare, edhe qeveria fiton pikë sepse po na mbush. Kjo është një fasadë për të mbuluar mjerimin real, kjo është një propagandë që të kujton kohën e Enver Hoxhës.” – u shpreh Lubonja.

Por, Lubonja shkoi edhe më tej, duke thënë se patriotizëm është kur rrëzon këtë qeveri kriminelësh dhe maskarenjsh.

“Ne kemi një qeveri që është një qeveri maskarenjsh, kriminelësh mbushur me drogë, na ka mbushur policinë me kriminel dhe këta tani duan të na shesin Skënderbeun. Patriotizmi i vërtetë është të luftosh kundër kësaj qeverie. Kemi 150 vjet që mburremi për pavarësi. Por çfarë pavarësie kemi ne kur jemi në duart e kriminelëve, nga kush e kemi ne? Duhet të kuptojmë realitetin mjeran, ndaj unë mendoj që festat tentojnë të mbulojnë realitetin mjeran.” –  shtoi më tej, analisti Fatos Lubonja.

OPINIONE