Lufta e parë botërore në shifra

Lufta e parë botërore ka përfunduar para 100 vitesh, ndërsa shifrat vështirë vërtetohen për shkak të mungesës së burimeve të besueshme. Historianët e ndryshëm paraqesin shifrat e ndryshme të cilat shpesh janë të përafërta. Agjencioni francez ka publikuar shifrat të cilët sot shpesh theksohen.

Shifra është pak anakronike pasi që shumë shtete atëherë nuk ishin të pavarura por ishin pjesë të 6 perandorive apo fuqive koloniale: Britania e Madhe, Franca, Rusia, Gjermania, Perandoria Austro-hungareze dhe Perandoria Osmane.

Në të vërtet vetëm dhjetë shtete sovrane ishin në luftë në verë të vitit 1914, ndërsa të tjerat gradualisht iu bashkuan, sikurse Italia në vitin 1915 apo SHBA-të në vitin 1917. Të gjithë ata së bashku në atë kohë përbënin 800 milion banor, që ishte gjysma e popullatës botërore.

Vetëm 20 shtete kanë arrit të mbesin neutrale gjatë gjithë kohës, para se gjithash në Amerikën Latine dhe Evropën Veriore. Gati 20 milion janë mobilizuar në fillim të luftës, por kjo shifër gradualisht rritej dhe në fund të luftës ka arritur në 70 milion.

Më shumë se 8 milion njerëz janë mobilizuar në Francës, 13 milion në Gjermani, 9 milion në Perandorinë Austro-hungareze, 9 milion në Britaninë e Madhe, 18 milion në Rusi, 6 milion në Itali dhe 4 milion në SHBA-të.

Lufta përfundoi me 10 milion ushtarë të vrarë dhe 20 milion të plagosur: Rusia kishte 2 milion të vrarë dhe 5 milion të plagosur, Gjermania 2 milion të vrarë dhe mbi 4 milion të plagosur, Franca 1,4 milion të vrarë dhe mbi 4 milion të plagosur, Austro-Hungaria 1,4 milion të vrarë dhe 3,6 milion të plagosur,Britania e Madhe rreth 1 milion të vrarë dhe 2 milion të plagosur, Italia 600.000 të vrarë dhe 1 milion të plagosur, Perandoria Osmane 800.000 të vrarë,…

Serbia më së shumti ka pësuar, 130.000 të vrarë dhe 135.000 të plagosur, gjegjësit ¾ e numrit të gjithëmbarshëm të ushtarëve të saj. Në betejat e Verdunit dhe Somës gjatë vitit 1916, kishte 770.000, gjegjësisht 1,2 milion të vrarë, të plagosur dhe të humbur nga të dyja palët. Fillimi i luftës ishte jashtëzakonisht i përgjakur: 27.000 ushtar francez janë vrarë me 22 gusht 1914, që ishte ditë më e zezë në historinë e ushtrisë franceze.

70% të viktimave kanë pësuar nga artileria, 5 deri në 6 milion kanë mbet të nakatosur. Helmi luftarak u përdor në vitin 1915 dhe ka vrarë 20.000 njerëz i cili ka mbet i shënuar në kujtimin kolektiv. Eksodi, uria, revolucioni i tetorit në Rusi dhe konfliktet rajonale të pas luftës kanë shkaktuar humbjen e jetëve, vlerësojnë disa historina, kanë vdekur prej 5 gjer në 10 milion civil. Kjo shifër përfshin edhe 1,2-1,5 milion armen në Perandorinë Osmane.

Pas luftës Evropën e përfshiu sëmundja e etheve spanjolle, nga cila vdiqën me dhjetëra milion evropian. Gjithsejtë ishin 6 milion të burgosur, 20 milion civil nën okupim, 10 milion refugjat në tërë Evropën, 3 milion vejusha dhe 6 milion jetima. Janë shkrepur 1, 3 miliard granata, 10 milion letra të ushtarëve ishin dërguar nga fushëbetejat e ndryshme të Evropës, familjeve, miqve, të dashurve.

Burimi : Al Jazeera / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne