Lufta kundër Iranit është më e rëndësishme se çështja palestineze

Ministri i Jashtëm i Bahrejnit, Khalid bin Ahmed Al Khalifa u shpreh se: “Lufta kundër kërcënimit të Iranit është më e rëndësishme se çështja palestineze.”

Khalifa foli në samitin e zhvilluar në Poloni dhe e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Fjalimi i tij u fshi menjëherë pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu e postoi atë në llogarinë e tij zyrtare në Yoytube.

U zbulua se pamjet e fjalimit në fjalë të Al Khalifës, ishin marrë në njëren nga seancat e konferencës së mbajtur në Varshavë, kryeqyteti i Polonisë, nën titullin “Mbështetja e së ardhmes së paqes dhe sigurisë në Lindjen e Mesme”.

Në këto pamje, në seancën në të cilën foli Al Khalifa, pranë tij shihej Ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdullah bin Zayid Al Nahyan si dhe Ministri i Arabisë Saudite për Marrëdhënie të Jashtme, Adel Al Jubeir. Përveç tyre, në seancë përveç Benjamin Netanjahut, ishin edhe shumë përfaqësues të tjerë shtetëror.

Në fjalimin e tij, Al Khalifa u shpreh kështu: “Që prej fëmijërisë sonë, ne kemi parë se konflikti izraelito-palestinez është problemi më i rëndësishëm dhe shpresojmë që në një mënyrë apo tjetër, duhet të zgjidhet, por po përballemi me një sfidë shumë të madhe.

‘QË NGA VITI 1979, NE KEMI HASUR NJË SFIDË TË MADHE NGA TEHERANI’

Duke theksuar se Izraeli e zgjidhi konfliktin me Egjiptin dhe Jordanin, Al Khalifa u shpreh se Izraeli duhet të zgjidhë edhe problemet e tij me ‘fqinjët e tjerë’ në mënyrë që ata të mund të luftojnë të gjithë së bashku me kërcënimin e Iranit. Al Khalifa shtoi se: “Ne po përballemi me një sfidë të madhe nga Teherani që nga viti 1979. Ky kërcënim nuk ka kufi. Nuk po flasim për popullin iranian. Po flasim për regjimin fetar fashist në Teheran. Ne duhet të luftojmë me këtë regjim, që çon në vdekjen e fëmijëve të popujve tanë.”

EMIRATET E BASHKUARA ARABE ARSYETOJNË SULMET E IZRAELIT: ÇDO VEND KA TË DREJTËN E MBROJTJES

Ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Al Nahyan iu përgjigj pyetjes në lidhje me sulmet e Izraelit ndaj objektivave të Iranit në Siri, duke u shprehur se: “Çdo vend ka të drejtë të mbrohet kur ballafaqohet me një kërcënim.”

Ministri i Shtetit për Punët e Jashtme i Arabisë Saudite, Adel al Jubeir akuzoi Iranin për destabilizim në Siri, Liban, Irak dhe Jemen. Jubeir pretendoi se Irani po përpiqej të prodhonte armë në të gjithë Sudanin dhe Afrikën si dhe të shkaktonte incident në Indonezi dhe Tajlandë.

Ai po ashtu u shpreh se Irani po përpiqet të vendosë armë edhe në Kuvajt, Arabi Saudite dhe Bahrein.

Qeveria e Teheranit, e cila hodhi poshtë akuzat për ndërhyrje në punët e brendshme të vendeve të rajonit, nuk dha asnjë deklaratë në lidhje me pretendimet e tre zyrtarëve në fjalë.

SAMITI ANTI IRAN NË VARSAHAVË

Nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara dhe Polonisë, Varshava po organizon një konferencë me titull “Mbështetja e së ardhmes së paqes dhe sigurisë në Lindjen e Mesme” në nivel të ministrave të jashtëm. Në konferencë do të marrin pjesë zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence, sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo, kryeministri izraelit Netanjahu, si dhe përfaqësues nga 60 vende.

Në këtë konferencë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin, Katarin, Omanin dhe Jemenin, i përfaqësojnë ministrat e jashtëm, ndërsa Arabinë Saudite e përfaqëson ministri i shtetit përgjegjës për marrëdhëniet e jashtme. Në këtë konferencë e cila ka bojkotuar Libanin dhe Palestinën, Kuvajti nga vendet e Gjirit merr pjesë në cilësinë e zëvendëministrit të jashtëm.

Konferenca do të diskutojë një sërë çështjesh në Lindjen e Mesme, duke përfshirë “terrorizmin, ekstremizmin, zhvillimin dhe shpërndarjen e raketave, tregtinë dhe sigurinë detare dhe kërcënimet nga autoritetet e autorizuar”.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne