Lufta mes bandave në Berat, drejtori i policisë premton rihapjen e dosjes për 300 të vrarët

Dosjet e vitit 1997 që tronditën qytetin e Beratit do të hapen për tu hetuar së shpejti, ky është premtimi që bën drejtori i policisë së këtij qyteti. Artjon Duka synon forcimin e bashkëpunimit mes policisë dhe organeve të tjera të pushtetit vendor që u mbajt këtë të mërkurë në qytet.

Në vitin 1997 në Berat u përplasën dy bandat famëkeqe, ajo e Altin Dardhes dhe Burhanëve, bilanci ishte tragjik, u vranë 300 persona në Shqipëri dhe jashtë saj.
Bandat e armatosura nuk kursyen as sulmet e armatosura ndaj komisariatit të Beratit.

Drejtori i Policisë Beratit u shpreh se këto dosje po studiohen për synimin për të rihapur hetimet. Drejtori i Policisë së Beratit ftoi qytetarët të jenë më bashkëpunues më Policinë e Shtetit për të parandaluar ngjarjet kriminale.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne