Macron: Britania s’mund të ketë qasje të plotë në tregun e BE-së

Presidenti i Francës, Emanuel Macron tha se një marrëveshje e veçantë mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian, ashtu si kërkon qeveria britanike është e mundur pas Brexit.

I pyetur nga BBC se a do të ketë zgjidhje të përshtatshme për Britaninë e Madhe, Macron u përgjigj:

“Sigurisht, por kjo rrugë e veçantë duhet të jetë në përputhje me ruajtjen e tregut unik dhe interesave tona të përbashkëta. Nuk do të jetë e mundur të zgjidhësh atë që dëshiron në tregun unik, sepse kjo nënkupton shkatërrim të tij”, shtoi ai.

Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian miratuan në muajin dhjetor hapjen e një faze të re të negociatave të tyre, duke përfshirë dhe marrëdhëniet e tyre të ardhshme tregtare.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne