Macron takon lideren e opozitës bjelloruse, zotohet për ndihmë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, gjatë një vizite zyrtare në Lituani është takuar me udhëheqësen e opozitës së Bjellorusisë, Svetlana Tikhanovskaya.

Presidenti Macron me lideren bjelloruse diskutoi krizën e vazhdueshme politike në Bjellorusi, duke u zotuar për ndihmë në negociatat dhe për lirimin e të burgosurve politikë.

Presidenti francez thirri takimin herët në mëngjes në kryeqytetin Vilnius.

Dje, Tikhanovskaya lëshoi një deklaratë duke kërkuar nga Macron të ndërhyjë në situatën e trazuar në Bjellorusi.

“Ai na premtoi të bëjmë gjithçka të mundur për të ndihmuar negociatat në krizën politike që po kalon vendi. Shumë njerëz po vuajnë për shkak të regjimit, shumë njerëz janë në burg dhe ai do të bëjë gjithçka është e mundur për të ndihmuar lirimin e të gjithë të burgosurve politikë”, tha Tikhanovskaya për televizionin France24.

Më 7 tetor, Tikhanovskaya do të flasë në Asamblenë Kombëtare të Francës.

Politikanja 38-vjeçare ishte kandidatja kryesore e opozitës kundër presidentit aktual bjellorus, Alexander Lukashenko, në zgjedhjet e mbajtura në muajin gusht.

Ajo zëvendësoi burrin e saj, Sergei Tikhanovskaya, i cili ishte kandidat, por u arrestua më 29 maj.

“Ne patëm një diskutim shumë të mirë, por tani duhet të jemi pragmatikë dhe të mbështesim popullin bjellorus. Ne do të bëjmë më të mirën tonë si evropianë për të ndihmuar në ndërmjetësim”, tha Macron për France24.

Lukashenko, lider i Bjellorusisë për 26 vite, raportohet se ka rifituar presidencën bindshëm me një diferencë të madhe, megjithatë janë kundërshtuar gjerësisht me demonstrata të organizuara në vend tani në ditën e tyre në 50-të.

Tikhanovskaya pretendon fitore legjitime në zgjedhje. Për sigurinë e saj, ajo është strehuar në Lituaninë fqinje.

Lukashenko u betua fshehurazi të mërkurën e kaluar, megjithatë presidenca e tij nuk është njohur nga Bashkimi Evropian (BE)./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne