Maduro e quan Trumpin “Hitleri i ri”

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, e ka quajtur presidentin amerikan, Donald Trump, si “Hitelir i ri i politikës ndërkombëtare”, raporton Anadolu Agency (AA).

Reagimi i Maduros vjen pasi Trump u bëri thirrje liderëve të botës në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) të ndihmojnë në rindërtimin e demokracisë në Venezuelë.

Maduro, i cili nuk mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, deklaratat e Trumpit i ka cilësuar si “agresion ndaj popullit të Venezuelës nga Hitleri i ri i politikës ndërkombëtare”. “Askush nuk mund ta kërcënojë Venezuelën dhe askush nuk është pronar i Venezuelës”, ka theksuar Maduro, duke pohuar se Trump e ka kërcënuar me vdekje.

Ndryshe, në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Trump tha se populli i Venezuelës është duke vdekur nga uria dhe shteti duke u shkatërruar, duke i bërë thirrje shteteve të ndihmojnë në zgjidhjen e krizës.

“Kjo gjendje është tërësisht e papranueshme dhe ne nuk mund të ngelim spektatorë. Sot, i bëj thirrje çdo shteti të përfaqësuar këtu që të jenë në gatishmëri për të bërë më shumë për zgjidhjen e krizës”, tha Trump.

Ndërkaq, në një darkë me liderët e shteteve të Amerikës Latine dy ditë më parë në New York, Trump e quajti si “diktaturë socialistë” qeverinë e Nicolas Maduros dhe e akuzoi atë për “asgjësim të demokracisë”./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne