Mafia shqiptare punëson edhe izraelitë si hyzmetqarë

GJERGJI THANASI

Këto 8 vitet e fundit krimi i organizuar shqiptar në Evropë ka pësuar zhvillime përkeqësuese jo vetëm sasiore por edhe cilësore. Në shkrimin tonë do të trajtojmë vetëm problemin e rekrutimit të evropianëve si të punësuar/hyzmetqarë të mafies shqiptare.

Deri në vitin 2013 të penguar edhe nga moratorium i skafeve mafia e Vlorës vetëm sa eksperimentoi me rekrutimin e italianëve si skafistë për gomone e motoveljerë për transport droge drejt Italisë e më rrallë drejt ishujve grekë apo drejt Bodrumit në Turqi. Me ardhjen e Rilindjes në pushtet bandat shqiptare me mbështetje poltike rekrutuan masivisht evropianë duke i përdorur si korrierë droge, si skafistë, si ekujpazhe për peshkarexha e motovelierë për të transportuar drogë drejt Italisë, Greqisë e më pak Turqisë si edhe për të transportuar klandestinë drejt brigjeve italiane madje edhe drejt atyre angleze.

Që në tetor 2013 kemi të provuar rekrutim italianësh si pilotë për avionë ultra të lehtë dhe helikopterë për transport droge por edhe me raste armësh, municionesh dhe lëndësh plasëse. Përmendim këtu jo vetëm Riformaton famëkeq të “miskonjës” së Divjakës por edhe Mischelino Galiani-n e incidentit te Rana e Hedhun afër Shëngjnit (13 tetor 2013)apo edhe rasti i pilotit italian Guido Andrea Guidi me grua magrebiane me avionin e tij “Piper” të ngecur në një pistë avionësh të improvizuar afër Ishmit.

Pas vitit 2013 mafia shqiptare rekrutoi me dhjetra shoferë dhe pilotë shtetas të BE-së për të transportuar klandestinë me raste edhe drogë nga Franca, Holanda e Belgjika drejt Mbretërisë së Bashkuar. Jo-ja holandeze për hapjen e negociatave me Shqipërinë ka lidhje edhe me aktivitetin e stërshtuar të mafies shqiptare në Holandë përfshirë edhe “punësimin” e shtetasve të BE-së në shërbim të kësaj mafie.

Më së fundi në rastin e peshkarexhës “Svanic” me portregjistër Kingstown kemi një ngritje cilësore të punësimit nga mafia shqiptare të të huajve për të kryer aktivitete të kundërgligjshme. Në 17 nëntor 2020 organet ligjzbatuese angleze kapën peshkarexhën “Svanic” me 69 klandestinë shqiptarë në bord. U prangos ekujpazhi i peshkarexhës i përbërë nga një letonez dhe 2 ukrainas. Anglezët vazhduan hetimet për ta zbërthyer deri në fund këtë megatrafik klandestinësh. Ata kanë identifikuar mafiozët shqiptarë, që organizuan dhe financuan këtë trafik, por identifikuan dhe arrestuan edhe 3 “të punësuar” prej tyre në Angli. Konkretisht në 8 qershor 2021 arrestuan: Arturas Jusas, shtetas lituanez, Sergejs Kuliss, shtetas lituanez si edhe shtetasi ebre Kfir Ivgi, 33 vjec. Arrestimi i një izraeliti të rekrutuar si hyzmetqar nga mafia shqiptare është një zhvillim përkeqësues me rëndësi të vecantë. Kjo tregon se mafia shqiptare nuk kënaqet më me rekrutimin e gjithfarë shtetasish evropianë nga vendet e ish demoktracive popullore dhe jo vetëm, por po rekruton edhe izraelitë. Kjo është jo e kollajtë dhe me kosto relativisht të lartë. Përdorimi i Kfir Ivgi për trafik klandestinësh, ndonëse është i pari përsa i përket destinacionit: Angli, ka precedentë si psh rasti i shtetasit izraelito-kanadez Buddy Marlen Mansour dhe jahtitt/motoveljerit të tij i përdorur për trafik klandestinësh me destinacion Italinë në vitin 2017.

shtetasi ebre Kfir Ivgi, 33 vjec

Pasi palaco-parlamenti shqiptar kaloi amendamente të ligjit të detiti përsa i përket jahteve me flamur shqiptar pritet që mafia shqiptare të rekrutojë shtetas të vendeve të BE-së, por edhe shtetas izraelitë apo shtetas izraelitë me dy shtetësi si pjesë të ekujpazheve të jahteve, që do sjellin nga Amerika Latine direkt e në portet shqiptare (në marinat e reja, që po ndërtohen me ngut) kokainë në sasi jo vetëm me kuintalë por edhe me tonelata.

Është fatkeqësi thuajse në përmasat e katastrofës për ne shqiptarët që ata zotërinjtë e punësuar me zyra në Morrisette Drive, Springfield, nuk po i bindin dot burokratët e Foggy Bottoms të ndërrojnë hyzmeqarët/kuislingët aktualë shqiptarë me të tjerë, që nuk janë as përdorues dhe as trafikantë droge!!!!!! Mëkat vërtet mëkat!!!!!!!!!!!!!!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne