Mahmoud Abass takim me një numër liderash dhe personalitetesh të ndryshme botërore

Presidenti i Shtetit të Palestinës Mahmoud Abass, priti në rezidencën e tij në New York, gjatë pjesëmarrjes në Sesionin e 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, një numër liderash dhe personalitetesh të ndryshme botërore.

Presidenti Abass i njohu ata me zhvillimet më të fundit politike në Palestinë, bllokimin e proçesit paqes dhe situatën e rëndë që po përjeton populli palestinez nën pushtimin izraelit. Gjithashtu Presidenti Abass vuri në dukje gjatë ketyre takimeve edhe agresionin dhe shkeljet e vazhdueshme që Izraeli ushtron ndaj territoreve palestineze, kulteve fetare islame dhe të krishtere, duke shtuar edhe vendimet shkatërruese të administratës amerikane për proçesin e paqes.

Vlen të theksohet se Presidenti Abass zhvilloi takime me: Presidentin Turqisë, Presidentin e Polonisë, Kryeministrin e Hollandës, Kryeministrin e Belgjikës, Ministren e Jashtme të BE-së, Ministrin e Jashtëm të Luksemburgut, Ministrin e Jashtëm të Norvegjisë, Ministrin e Jashtëm të Kuvajtit, Bahrejnit dhe të Marokut.

Para nisjes për në New York, Presidenti Abass zhvilloi një vizitë zyrtare edhe në Francë ku u takua me homologun e tij francez Makron.

Burimi: Ambasada palestineze ne Shqiperi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne