Makina del nga rruga dhe përfundon në lumë, tre të plagosur në Prrenjas

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00 në Prrenjas, në vendin e njohur si kthesat e Pishkashit.

Mjeti tip “Volswagen” me targa AA035UP ka dal nga rruga dhe ka përfunduar në lumë. Raportohet se një femër dhe dy meshkuj kanë mbetur të plagosur.

Aktualisht të plagosur po transportohen nga Prrenjasi për në spitalin e Librazhdit, ku nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.

Nuk dihen ende shkaqet e daljes së automjetit nga rruga. Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne