Makina del nga rruga në Librazhd, dy të plagosur

Një aksident u regjistrua sot në aksin rrugor Qukës-Stavaj të Librazhdit, ku për pasojë mbetën të plagosur 2 persona.

Ngjarja ndodhi në fshatin Karkavec. Burime zyrtare nga policia thanë se mjeti tip “Golf” me drejtues shtetasin K.V., 66 vjeç, banues në fshatin Karkavec, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe shtetasi me incialet Sh.Vreto 36 vjeç, pasagjer në këtë mjet, të cilët u transportuan në Spitalin e Librazhdit, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidenti

 

Burimi; BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne