Maks Velo: Jam tronditur nuk fle natën, miqtë e mi Llambi Blido dhe Safo Marko më kishin spiunuar tek Sigurimi Shtetit

I persekutuar dhe i burgosur politik në kohën e diktaturës, artisti Maks Velo ka tronditur me dëshminë e tij. Ai ka bërë publike faktet që mbante dosja e ish-sigurimit të Shtetit për të. Velo tregon se kanë qenë pikërisht miqtë e tij, Llambi Blido dhe Safo Marko (gruaja e Petro Markos) që e kishin spiunuar.

Duke folur në News 24 ai tha: “Është hera e parë që publikohet kjo dosje. Dosja përmban dokumente nga viti ‘73 në ’91. Janë katër: Dosja e sigurimit, dosja e hetuesisë, doja e gjykatës dhe dosja e Spacit. Dosjen e hetuesisë dhe gjyqin e njihja, këtë të Sigurimit dhe burgut nuk e kisha parë. Aty mësova se Llambi miku im prej 10 vitesh, Llambi me pseudonimin “Semani” ka bërë 27 denoncime për mua. Unë jam ndjekur dhe jam përgjuar që nga ‘61 në ’89. Safo Markos që kishte pseudonimin “Shigjeta” i shkova si shok që ta lehtësoj kur iu arrestua djali, ndërsa ajo shkoi në polici e më denoncoi për ato që i thashë për djalin. Safo Markon e kisha shoqe e respektoja, e doja, i thashë fjalë ngushëlluese kur i arrestuan djalin. Jam tronditur. Nuk fle natën. Nuk e dija që paskemi qenë kaq të poshtër”, tha Velo.

Ndërsa për Blidon shprehet: Kisha 10 vite miqësi me Llambin, unë nuk bisedoja se do i bëja atentat Enverit me të bisedonim për pikturën për Pikason, ndërsa ai më provokonte vazhdimisht kur vinte në shtëpi që të më fusnin në kurth. Nje herë ka ardhur në shtëpi me çantë për regjistrim. E qerasnim për Vit të Ri ndërsa ai të denonconte. Poshtërsia më e madhe është se e ngarkojnë edhe pasi unë isha në burg të shkonte tek shtëpia të shihte çfarë thonin prindërit. Piktor ai!”, shprehet Velo.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne