Mallkimi musliman dhe previlegji katolik në shtetin tonë paradoksal

Shkruan: Arianit Sllamniku

Kur vjen rasti i ndonjë gafi apo ngjarje të treguar në publik nga imamët apo personat me ndikim ndër muslimanët, hapen aktakuza sa qel e mbyll sytë ndërsa në rastet e ekceseve apo edhe veprave të dëshmuara në publik për ndonjë vepër të bërë nga kleri katolik apo persona me ndikim si biznesmen e të ngjashëm, shteti gjegjësisht prokuroria e shtetit jo një sy por të dy sytë i bënë çorr.

Ja dy raste si shpejt e shpejt:

1. A e patëm skandalin e “Don Boskos” nga Prishtina dhe priftin katolik nga Shkodra don Izidor Llugič që me përqafime të zjarrta, mbante buzët e tih edhe afër faqeve të minoreneve gjegjësisht vajzave nën moshën 18 vjet?

2. Asnjë aktakuzë. Asnjë hetim. Thjeshtë heshtje absolute ndaj rastit.

Me 12 shkurt gazetaria hulumtuese ‘Insajderi” raportoi se në Kosovë një kompani nga Rahoveci paska importuar dhe pastaj paska përpunuar mish 12 vjet të vjetër që do të konsumojnë qytetarët e Kosovës.

Me 18 shkruan se mishi kishte destinacion kafshet, dmth mishi nga kompania kishte importuar mishin për t’i ushqyer kafshët por ajo përfundoi në tryezat e qytetarëve tanë.

Sot është data 20 mars, pra mbi një javë që rasti u bë publik dhe përsëri asnjë hap nga prokuroria e vendit.

A e dini pse?

Sepse pronari i kompanisë e ka emrin ANTON JUPA. Po ta kishte Hasan apo Hysen 24 orëshi nuk e kishte zënë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne