Maltë, përsëri kapet kokainë (144 kg.) me destinacion Shqipërinë

Brenda 14 ditësh dogana maltese ka kapur thuajse 350 Kg. kokainë, që kalonte tranzit nga Freeport në Maltë me destinacion Shqipërinë (Portin e Durrësit ose tranzit nëpërmjet Portit të Tivarit me destinacion final Tiranën).

Rasti më i fundit ishte këtë të shtunë më 19 prill, kur gjatë kontrollit me skaner të tre kontejnerëve frigoriferikë të ardhur nga Amerika Latine tranzit në Freeport të Maltës, u zbuluan gjithsejt 144 Kg. kokainë. Në dy kontejnerë, që kishin destinacion Portin e Durrësit u zbuluan 40 pako me kokainë gjithsejt 48 Kg. kokainë e pastër. Në një kontejner të tretë u kapën 80 pako kokainë, gjithsejt 96 Kg. Kontejneri i tretë kishte destinacion Zonën Fiskale në Portin e Tivarit. Nga kosultimi me kolegët malazezë të së përditshmes DAN mësuam se ky kontejner me 96 Kg. kokainë do kalonte tranzit nëpër Tivar me destinacion përfundimtar një kompani të rregjistruar në Tiranë.

Në të tre kontejnerët kokaina ishte fshehur në pjesën e termokingut (pajisjes frigoriferike) të kontejnerëve. Sipas zëdhënësit të Administratës Doganore Malteze kokaina e kapur ka një vlerë prej 15,7 milion eurosh.

Pas këtij seriali kapjesh kokaine në Maltë natyrshëm lind pyetja, cili është “kompetenti”, “referenti”, “garanti” në Portin e Durrësit për të tilla sasi të mëdha kokaine? A ka vallë lidhje vizita e ministrit Lleshaj në Durrës dhe deklarata e tij për centralizimin e punës në port me këtë lumë kokaine latinoamerikane? A ka lidhje me tranzitimin e kokainës dhe heroinës emërimi i “Tares”së radhës në Portin e Durrësit?!??!?!?!?! Po tranzitimi i heroinës afgane (Iran-Turqi) a ka lidhje me emërimet e drejtorëve të rinj në doganat e Kapshticës dhe Durrësit? Gjithsesi për emërimet e reja në dogana ia vlen një artikull i dytë më i zgjeruar. Vitet e fundit në Mal të Zi “supervizori” i tranzitimit të heroinës turke ishtenjë person i plotfuqishëm me emrin “Aco”, po kush vallë është “Aco-ja” shqiptar?!?!?!?

Linku i njerit prej shkrimeve për kapjen më të fundit të kokainës në Maltë: http://www.independent.com.mt/articles/2019-04-21/local-news/Customs-Department-seizes-144kg-of-cocaine-in-containers-at-Freeport-6736206956

/GJERGJI THANASI/GAZETA IMPAKT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne