Manovrat e Turqisë në politikën e jashtme në botën perëndimore

Autor: Can ACUN

Ndodhemi në një periudhë hibride, ku sistemi aktual global, i bazuar në Perëndim, është duke u shkatërruar gradualisht, por ende nuk është zëvendësuar me një sistem të ri. Nga aspekti i Turqisë periudha në të cilën ndodhemi dhe ku pasqyrohet një periudhë kaotike në emër të rendit ndërkombëtar, ajo së bashku me sfidat e mëdha me vete sjellë edhe mundësi të ndryshme. Manovrat e politikës së jashtme turke janë përpjekje për tu përshtatur kësaj periudhe hibride. Shohim se Turqia viteve të fundit është duke bërë përpjekje për vendosjen e marrëdhënieve të mira me fuqi të reja në rritje si Rusia dhe në anën tjetër mundohet të përfitoj nga shpërbërja në botën Perëndimore. Posaçërisht bien në sy angazhimet e reja të Turqisë me Francën dhe Anglinë në një kohë kur marrëdhëniet me ShBA-në janë të tensionuara. Në këtë kontekst vizita e fundit e Presidentit, Recep Tayyip Erdogan në Francë është e rëndësisë së veçantë. Duhet të theksojmë se në kuadër të kësaj vizite pati zhvillime të rëndësishme nga aspekti i marrëdhënieve të Turqisë me Bashkimin Evropian dhe të bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes.

Procesi i anëtarësimit të Turqisë në BE, që u bllokua kohëve të fundit, është ndalur plotësisht posaçërisht me qëndrimin e njëanshëm të Gjermanisë gjatë procesit të referendumit në Turqi. Edhe pse kërkesa e Parlamentit Evropian për të ndaluar procesin e anëtarësimit të Turqisë në BE nuk ishte miratuar në Këshillin e Bashkimit Evropian, ajo na del para si një tregues i rëndësishëm. Ndërkaq Presidenti i Francës, Emmanuel Macron bëri të ditur se edhe BE-ja edhe Turqia duhet ti japin fund dyfytyrësisë gjatë procesit të anëtarësimit dhe mbrojti qëndrimin se në vend të anëtarësimit duhet të punohet mbi partneritetin. Marrëdhëniet e tensionuara me Bashkimin Evropian, posaçërisht pas tentativës së grusht shtetit të ndërmarr më 15 korrik nga ana e FETO-s, me pretekst të arrestimit të puçistëve, hapë për debat formulën e re të bashkëpunimit nëpërmjet Francës e cila është më e afërt me Turqinë sesa Gjermania. Bashkimi Evropian, i cili po përjeton probleme për shkak të lëvizjeve ekstreme të krahut të djathtë, krizave ekonomike dhe ndarjes së Anglisë nga BE-ja, po përpiqet të gjejë formula të reja të bashkëpunimit nëpërmjet Turqisë dhe Anglisë. Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel kishte thënë se modeli i Anglisë do të mund të jetë një alternativë edhe për Turqinë.

Në anën tjetër nga aspekti i Turqisë vizita e Presidentit Erdogan në Francë paraqet njërën prej dy elementeve themelore. E para është diversifikimi i aleancave politike dhe e dyta rritja e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes.

Tensionimet në marrëdhëniet mes Turqisë dhe ShBA-së, me të cilën Turqia ka probleme për shkak të PKK/YPG-së, arritën kulmin pas shpalljes së Jerusalemit së kryeqyteti të Izraelit nga ana e Trumpit. Marrëdhëniet u tensionuan posaçërisht pas vendimit historik kundër ShBA-së të marrë në OKB nën kryesimin e Turqisë. Gjatë kësaj periudhe kur janë tensionuar marrëdhëniet me ShBA-në, Turqia në politikën e saj të jashtme hodhi hapa në drejtim të diversifikimit të forcimit të aleancave me botën Perëndimore. Në këtë periudhë, kur marrëdhëniet me Holandën dhe Gjermaninë në Bashkimin Evropian janë të tensionuara, Turqia, e cila vazhdon marrëdhëniet e saj me Anglinë dhe Francën, ndjek politika ekuilibruese mes aktorëve ndërkombëtar dhe përpiqet për ti maksimizuar interesat e saj kombëtare. Franca, e cila pas vendimit të Anglisë për të dalë nga BE-ja është forcuar së bashku me Gjermaninë në Bashkimin Evropian, mbron qëndrimin se marrëdhëniet me Turqinë duhet të vazhdojnë mbi themelet racionale, ndërsa këto marrëdhënie i vazhdon në drejtim pozitiv. Nga aspekti i Turqisë, në bashkëpunimin me Francën shikohet si në një alternativë ndaj qëndrimit negativ që shfaqi Gjermania kohëve të fundit.

Shtylla tjetër e rëndësishme e vizitës në Francë është edhe bashkëpunimi në fushën e industrisë së mbrojtjes. Faza B e Marrëveshjes së Projektit të Sistemit të Mbrojtjes Rajonale Raketore dhe Ajrore me Rreze të Gjatë Veprimi, u nënshkrua në prani të Presidentëve, Recep Tayyip Erdogan dhe Emmanuel Macron mes konsorciumit francezo-italian EUROSAM dhe Nënsekretarisë së Industrisë së Mbrojtjes të Turqisë. Nga aspekti i Turqisë, projekti në fjalë, partnere e së cilës është edhe Italia, ka një rëndësi të veçantë. Turqia, e cila përfundoi marrëveshjen me Rusinë për blerjen e sistemeve të mbrojtjes raketore dhe ajrore të tipit S-400, në të njëjtën kohë është duke bërë punime për të zhvilluar një sistem të ndarë të mbrojtjes ajrore dhe raketore. Në këtë mënyrë ajo synon të mbrojë hapësirën e saj ajrore me sisteme të ndryshme dhe të marr masa ndaj kërcënimeve të mundshme nga të gjitha anët.

Turqia, e cila hodhi firmën në projekte të rëndësishme në industrinë e mbrojtjes, politikat e saj të diversifikimit të aleancave në politikën e jashtme ndërkombëtare i pasqyron edhe në industrinë e mbrojtjes. Si kundërpërgjigje ndaj presioneve të Gjermanisë dhe ShBA-së, të cilat për një kohë të gjatë e përdorin bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes si presion politik, Turqia me zhvillimin e bashkëpunimit me vendet si Anglia, Franca, Rusia, Ukraina, Pakistani dhe vendet tjera, në njërën anë diversifikon bashkëpunimin dhe në anën tjetër ulë vartësinë e saj nga jashtë me forcimin e industrisë së mbrojtjes.

Krahas atyre që përmendëm më lartë, Presidenti Erdogan gjatë vizitës në Francë nënshkroi edhe një numër të madh të marrëveshjeve tjera. Mes bankës turke EXIMBANK dhe Bpifrance Assurance Export u nënshkrua marrëveshja e risigurimit. Gjithashtu mes kompanive Airbus dhe Linjave Ajrore Turke filluan bisedimet për blerjen e 20+5 avionëve të tipit A350-900 dhe u nënshkrua një memorandum mirëkuptimi.

Si përfundim Turqia duke përfituar nga shpërbërja në botën Perëndimore është duke i thurur rrjetet e reja të aleancave dhe vazhdon të hedh hapa në mbrojtjen e interesave të saj. Këto hapa do të forcojnë edhe më shumë kartën e Turqisë përballë ShBA-së dhe Gjermanisë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne