Mapo sulmon Bashën e mbron bandat katolike: Nga pragmatik në misionar, ‘fundi i tetorit’ dhe fortesa katolike

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi për herë të parë se përse nuk pranoi ofertën e bërë nga ndërkombëtarët më 25 prill në Tiranë.

Duke folur për gazetën austriake, “Der Standard”, Basha tha “nuk na është ofruar një qeveri e vërtetë teknike”.

Basha tha se kërkon që zgjedhjet të bëhen në mënyrë elektronike dhe se për këtë ka firma europiane që e realizojnë infrastrukturën brenda pak javësh.

“Deri në fund të tetorit mund të bëhet kjo”.

Basha tha se lidhja mes politikës dhe kriminalitetit është shumë e fortë në Shqipëri.

“95 përqind e njerëzve me të kaluar kriminale, që janë në parlament, dhe 70 përqind e atyre që janë në postet vendore, janë katolikë nga veriu i Shqipërisë,” thotë Basha.

I pyetur se çfarë lidhje ka kjo me politikën, Basha thotë: “Katolikët e veriut kanë qenë vazhdimisht bastioni ynë. Por zoti Rama rekrutoi llumin e llumit në veri, për të thyer bastionin tonë. Ata u bënë të fuqishëm dhe kanë emëruar drejtorët e policive dhe të doganave. Në vitin 2016, i gjithë vendi u kthye në një plantacion gjigand kanabisi”.

I pyetur se cili është kushti i opozitës, Basha thotë: “Një kryeministër i pranueshëm për ne”.

“Ne po luftojmë për zgjedhje të lira. Këto nuk janë kalkulime politike më, kjo është një betejë misionare”, thotë Basha.

“Por politika nuk është mision. Ju keni qenë një politikan shumë pragmatik. Më kujtohet kur u zgjodhët kryebashkiak,” e pyet gazetarja Adelheid Woelfl.

“Atëherë isha kryebashkiak. Si kryetar opozite duhet të mbroj lirinë e vendit tim”.

Në fund i pyetur se përse nuk po gjen mbështetje tek SHBA dhe BE, Basha thotë se rëndësi ka fjala e shqiptarëve.

“Shqiptarët nuk e hanë bukën në Uashington, Bruksel, Berlin apo Vienë. Ata hanë këtu”./ MAPO

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne