Maqedoni e Veriut, prolongohen zgjedhjet parlamentare të 12 prillit shkaku i koronavirusit

Liderët e partive politike në Maqedoninë e Veriut u pajtuan që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit të prolongohen për një datë ende të pa shpallur, për shkak të situatës së shkaktuar nga koronavirusi i ri (COVID-19).

Kjo u njoftua pas takimit të thirrur nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në pallatin presidencial “Villa Vodno” në Shkup, ku të pranishëm ishin edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe kryeministri i qeverisë teknike, Oliver Spasovki.

Në takim ishin të pranishëm edhe kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev, ai i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, i Alternativës, Afrim Gashi, përfaqësuesit nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani dhe Izet Mexhiti, si dhe nga Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), Orhan Ibrahimi dhe Frymëzim Dauti./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne