Maqedoni – Gjysmëhëna e Kuqe Turke shpërndan mish kurbani

Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka organizuar therjen dhe shpërndarjen e 2.100 hiseve të kurbanit në Maqedoni, dhuruar me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Në ditën e parë të Bajramit, Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka therur 2.100 desh në një thertore të Komunës Vasilevo, në juglindje të Maqedonisë.

Në ceremoninë e therjes dhe shpërndarjes së kurbaneve, organizuar nga Shoqata e Turqve të Maqedonisë Lindore dhe Shoqata “Merhamet” në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Maqedonisë morën pjesë krerët e degëve të Gjysmëhënës së Kuqe Turke si dhe vullnetarët e Gjysmëhënës dhe Kryqit të Kuq.

Pjesa më e madhe e mishit të kurbanëve u shpërnda për personat në nevojë, kryesisht në fshatrat e Maqedonisë lindore.

Kreu i ekipit të therjes së kurbaneve nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke në Meqedoni, Ahmet Erbil tha se Gjysmëhëna e Kuqe Turke prej 150 vitesh, pra që nga viti 1869 e këtej, po bën përpjekje për të lehtësuar vuajtjet e njerëzve në botë.

Pasi bëri të ditur se Gjysmëhëna e Kuqe Turke me kurbanët që ka therur në Turqi dhe në botë që prej 11 vitesh ka mundësuar dërgimin e mishit të kurbanit në sofrat e njerëzve në nevojë, Erbil tha se edhe këtë vit në kuadër të nismës për therjen e kurbanëve Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka therur kurbanë për rreth 85 mijë persona në 40 shtete në 4 kontinente.

Pas therjes së kurbanëve në qytetin Radovish, mishin do t’ua shpërndajmë personave në nevojë në mbarë Maqedoninë duke ua shtuar atyre bereqetin e sofrave, u shpreh Erbil dhe shtoi:

“Gjysmëhëna e Kuqe Turke si organizata më e madhe humanitare në Turqi dhe një nga më të njohurat në botë, këtë vit do të therë kurbane në vendet ballkanike si: Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Moldavi, Rumani dhe Serbi. Në Afrikë do të theren kurbane në: Senegal, Niger, Çad, Etiopi, Sudan, Sudanin Jugor, Uganda, Kenja, Somali, Tanzani; në kontinentin e Azisë do të theren kurbane në: Mongoli, Kazakistan, Kirgizi, Pakistan, Afganistan; në Lindjen e Mesme do të theren në: Irak, Liban, Jordani, Republikën Turke të Qipros së Veriut, Siri, Jemen, Jerusalem dhe Palestinë. Për herë të parë këtë vit kurban do të pritet edhe në Ekuador, një vend i Amerikës së Jugut. Pra në rreth 40 vende ne si Gjysmëhënë e Kuqe Turke do të therim kurbane për personat në nevojë në rreth 40 vende të ndryshme të botës.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke në ditën e parë, të dytë dhe të tretë të Bajramit do të shpërndajë për 8.400 familje mish kurbani nga 2.100 kurbanë të therur në Maqedoni./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne