Në Maqedoni keqpërdoret sistemi “Hallall”, shiten produkte me përmbajtje prej mishit të derrit

Meqenëse kohëve të fundit, siç bëhet e ditur, në treg është paraqitur një produkt i deklaruar me përbërje të yndyrës së derrit dhe me logon “Hallall” (“napolitanka” e firmës “FAMA Trade”), njoftojmë opinionin se shenja e stampuar mbi produktin e paraqitur në rrjetet sociale dhe në disa portale nuk është e agjencisë “Hallall” të Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ky ka qenë sot reagimi i Bashkësisë Fetare Islame.

Nga ky institucion fetar theksojnë se shprehin shqetësimin për produktet e këtilla, të deklaruara si “Hallall” dhe i dënojnë rastet manipuluese me konsumatorët e konfesionit islam. “Ndërkohë, në kuadër të kompetencave tona, të pozitës juridike të BFI-së, do të kërkojmë nga institucionet shtetërore që e përcjellin tregun që ta verifikojnë rastin dhe të ndërmarrin masat ligjore. Njëherësh, i bëjmë apel popullatës myslimane rastet e këtilla, ose të ngjashme, t’i denoncojnë tek agjencia “Hallall” e BFI-së”, thuhet në reagim.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne