Maqedoni – Mbyllet gazeta e FETO-s, “Zaman”

Gazeta e FETO-s në Maqedoni, “Zaman Maqedoni”, ka vendosur mbylljen publikimit të shtypur si rezultat i vështirësive financiare pas luftës aktive të Turqisë ndaj organizatës terroriste gyleniste.

Në deklaratën e publikuar në ueb faqen e gazetës së FETO-s, theksohet se gazeta e shtypur në turqisht dhe revista e shtypur në shqip në ditët në vijim për herë të fundit do të takohet me lexuesit, ndërsa publikimet e saj do t’i vazhdojë në portalet online të lajmeve dhe mediat sociale.

Ministria pa resor përgjegjës për Komunikim, Llogaridhënie dhe Transparencë e Maqedonisë më 28 janar njoftoi se gazetës “Zaman Maqedoni” të organizatës terroriste FETO i është ndarë mbështetje financiare.

Nga 13 mediume, 11 prej tyre u është ndarë mbështetje, përfshirë edhe gazetën “Zaman Maqedoni”. Siç u njoftua, gazetës së FETO-s i janë ndarë 903.092 denarë (rreth 14.670 euro) në kuadër të këtij programi.

Pas kësaj, Ambasada e Turqisë në Shkup dhe politikanë me origjinë turke në vend reaguan ashpër ndaj vendimit, pranë ambasadës turke në Shkup u organizua protestë kundër vendimit të mbështetjes ndaj Maqedoni.

Anadolu Agency (AA)

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne