Maqedonia drejt zgjedhjeve të reja parlamentare

Ndryshimi i Kushtetutës mbetet mundësia e vetme e Maqedonisë për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë.

Kjo ishte kërkesa e diplomatit grek Kocias gjatë vizitës Shkup, ku realizoi takime me kreun shtetëror dhe përfaqësues të partive politike. Në këto rrethana Maqedonia rrezikon sërish të përballet me veton greke në proceset euro-atlantike.

Kryeministri Zaev nuk i ka numrat për ta ndryshuar kushtetutën, ndërsa opozita nuk ka dhënë asnjë sinjal për ta bashkëpunuar me të.

Nga Organizata për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrime Evropiane (OBRIE) thonë se mundësia e vetme për kryeministri Zaev mbeten zgjedhje e reja parlamentare, me shpresën se do rris numrin e deputetëve për ti zgjidhur më pas problemet reale me të cilat përballet vendi.

OBRIE vlerëson se, zgjedhjet e reja dhe ndryshimi i kushtetutës së Maqedonisë do të mundësoj edhe zgjidhjen e cështjes shqiptare në Maqedoni.

“Do të ishte mirë që në zgjedhjet e ardhshme, partitë politike shqiptare në Maqedoni të dalin së më të unifikuar, për të siguruar numër më të madh të përfaqësuesve në Parlament. Kjo do të ishte mundësia që së bashku me LSDM-në ti zgjidhin problemet e jashtme dhe të brendshme me të cilat përballet vendi. Kushtuta është burimi kryesor i problemeve në vend, pa ndryshimin e saj ska zgjidhje dhe stabilitet”, vlerëson OBRIE.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne