Marina shqiptare do të patrullojë përballë Iranit

Shqipëria do t’i bashkohet SHBA-ve, Anglisë dhe Arabisë Saudite në patrullimet e ujërave të Lindjes së Mesme.

Lajmi është dhënë nga Komanda Qendrore e SHBA-ve që falenderon Shqipërinë që u bë shteti i shtatë që i bashkohet koalicionit që do të sigurojë kalimin e tankerave të naftës dhe anijeve të tjera të transportit në ujërat e Lindjes së Mesme.

“Shqipëria iu bashkohet Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Australisë, Mbretërisë së Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit për të kontribuar në IMSC.

Liria e lundrimit është një normë ndërkombëtare jetike për mbrojtjen e së cilës komuniteti ndërkombëtar duhet të punojë së bashku”, njofton Komanda e SHBA-ve.

Nuk është ende e qartë nëse Shqipëria do të marrë pjesë në këtë koalicon me anijet e vogla patrulluese apo vetëm me marinarë, detaj që mbetet te sqarohet më vonë nga Ministria e Mbrojtjes.

Gjatë muajve të fundit tankerat e naftës dhe anijet e tjera tregtare janë ndjerë të kërcënuara nga sulmet në Gjirin e Hormuzit ku disa prej tyre u sulmuan dhe morën flakë.

SHBA-të akuzuan ushtrinë iraniane për këto sulme, por këta të fundit mohuan çdo pjesëmarrje duke fajësuar vendet e tjera të Gjirist Persik. /abcnews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne