Mark Crawford, kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë: “Taksat po i largojnë investitorët drejt rajonit“

Sistemi fiskal në Shqipëri, bazuar në konkluzionet e Bankës Botërore, por edhe në përgjigjet që jep biznesi, ka nevojë të rishikohet. Është kjo këshilla e  kreut të Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford, në një prononcim për Tema Tv. Sipas tij, ky regjim taksimi nuk jep avantazhe as për të nxitur investitorët të çelin biznese të reja.

Në Shqipëri duhet të aplikohet një sistem i thjeshtë fiskal, në mënyrë që bizneset të kenë mundësi të mbijetojnë dhe të konkurrojnë denjësisht. Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford pas konkluzioneve të dala në Indeksin e Biznesit, thekson se duhet të hidhen hapa vendimtarë edhe për ngritjen e kadastrës online.

Sa i përket investimeve të reja, Crawford sheh me shqetësim faktin që ato po i thithin vendet e rajonit, për shkak të kushteve më favorizuese se ato që ofron Shqipëria.

Sipas sondazhit të fundit, besimi i bizneseve anëtare të Dhomës Amerikane gjatë vitit 2017 është ulur edhe sigurinë e  klimën e brendshme politike.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne