Marrëveshja bërthamore: Amerika e izoluar, Evropa pranë Iranit

Amerika nuk ka qenë më shumë e izoluar dhe e vetmuar në asnjë rast tjetër aq sa është tani në çështjen e marrëveshjes bërthamore.

Kështu ka deklaruar Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit i cili në një bisedë me kanalin televiziv 2 të Iranit IRIB ka thënë: mesa duket evropianët nuk mbështesin marrëveshjen bërthamore vetëm për Iranin, sepse ata kanë arritur në përfundimin se nuk është e pranueshme një person për shkak të interesave të tij personale të marrë vendim për botën. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ndër të tjera tha: Procesi i përpjekjeve të Evropës për të ruajtur marrëveshjen bërthamore është pozitiv por jo i mjaftueshëm. Evropa duhet të mbështesë dhe mbrojë kompanitë e saj përballë sanksioneve dhe duke dhënë shpenzimet e nevojshme të ndërmarra hapa konkretë. Pas daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, angazhimet e evropianëve përballë kësaj marrëveshjeje kanë qenë të pranueshme mirëpo në praktikë veprimet e unionit nuk kanë qenë të kënaqshme. Eliminimi i shqetësimeve të kompanive evropiane nga vazhdimi i bashkëpunimit me iranian edhe pas kthimit të sanksioneve amerikane, vendosja e lidhjeve bankare dhe shitja e naftës janë tre hapa të rëndësishme që duhet të ndërmarrë Evropa për të ruajtur marrëveshjen bërthamore. Ruajtja e marrëveshjes bërthamore për diplomacinë botërore është aq shumë e rëndësishëm saqë Vladimir Putin president i Rusisë ditën e dielë në takim me presidentin Hasan Ruhani, takim që u mbajt në kudër të samitit të krerëve të vendeve që lagen nga deti Kaspik në qytetin Aktau të Kazakistanit, marrëveshjen bërthamore e cilësoi një marrëveshje ndërkombëtare dhe të rëndësishme dhe tha: Ruajtja e strukturës së marrëveshjes bërthamore nga anëtarët e saj pas daljes së Amerikës nga kjo marrëveshje është faktor i domosdoshëm.

Donald Trump presidenti amerikan ka nxjerrë Uashingtonin nga trakti i ambientit të Parisit, ka nisur luftën tregtare dhe ka vendosur sanksione ndaj vendeve të tjera si Rusia dhe Turqia. Kjo e detyron botën që të bashkohet dhe të ndërmarrë masa kundër tij. Sjellja dhe qëndrimi i rusëve, turqve, kinezëve dhe i disa vendeve evropiane, tregon se ata nuk pranojnë në asnjë mënyrë sjelljen dhe veprimtarinë e njëanshme të Trump. Përveç kësaj edhe brenda në Amerikë është ngritur zëri i kundërshtimit të Trump dhe kjo tregon izolimin dhe vetminë e Amerikës kundrejt marrëveshjes bërthamore. Amerika është larguar nga marrëveshja bërthamore në një kohën kur në anën tjetër bota qëndron pranë kësaj marrëveshjeje dhe nuk është kundër Iranit. Me të tillë veprim Amerika ka humbur edhe partnerin e saj kryesor Evropën. Piter Altmaier ministër i ekonomisë në Gjermani pasi ka kritikuar politikat e presidentit amerikan ka thënë se Berlini dhe aleatët e tij, me gjithë presionet e Amerikës, do të vazhdojnë të mbështesin ato kompani që kanë kontrata dhe bashkëpunojnë me Iranin. Evropa, sa i përket Iranit, nuk nënshtrohet përballë Amerikës. Njëkohësisht me ndjeshmërinë e Iranit për të veprime konkrete nga ana e Evropës lidhur me marrëveshjen bërthamore, kjo e fundit ka shtuar qëndrimet e saj kundër Amerikës. Si shembull të veprimeve të ndërmarra nga Evropa është përditësimi dhe aktivizimi i statusit bllokues i cili duke u përballur me sanksionet amerikane i inkurajon kompanitë evropiane që të vazhdojnë investimet dhe bashkëpunimin e tyre ekonomik me Iranin./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne