Rajoni

Marrëveshja për qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut, Thaçi: Shqiptarët, faktorë të vendimmarrjes e stabilitetit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas marrëveshjes së arritur mes BDI-së së Ali Ahmetit dhe LSDM-së së Zoran Zaevit për formimin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut.

Marrëveshja e sotme përcakton emërimin e një kryeministri shqiptar për herë të parë në shtetin fqinj.

Në postimin e tij, Thaçi shkruan se partnerëve të koalicionit qeverisës u uron suksese “në përgjegjësitë e tyre institucionale dhe në përmbushjen e marrëveshjejes me perspektivë të qartë për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut”.

E mirëpres arritjen e marrëveshjes për formimin e Qeverisë së re në shtetin tonë fqinj, Maqedoninë e Veriut. Partnerëve të koalicionit qeverisës u uroj suksese në përgjegjësitë e tyre institucionale dhe në përmbushjen e kësaj marrëveshjeje me perspektivë të qartë për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut.

Shqiptarët janë faktor të vendimmarrjes dhe stabilitetit në Maqedoninë e Veriun dhe në tërë rajonin tonë.” , shkruan Thaçi në rrjetet sociale.

/tpz

OPINIONE

INTERVISTA