Marrëveshja Rama-Basha/ Vasili: Padrejtësi partive të vogla. Ne nuk cënohemi, dalim forcë e parë

Kryetari i LSI, Petrit Vasili tha se marrëveshja Rama-Basha ishte pozitive pasi mundëson një garë me bazë të gjerë. Ai tha se kjo marrëveshje ka cenuar partitë e vogla, por kjo nuk cenon LSI, pasi ka ambicie për të dalë forcë e parë në zgjedhje.

“Ne ofruam gjithçka për të shmangur katastrofën. LSI ka punuar fort që kjo të ndodhë, që zgjedhjet të jenë legjitime dhe gara e barabartë mes tre forcave politike, PS, PD, LSI. Sot LSI beson më shumë se dje se do të jetë forcë e parë politike pasi ajo përfaqëson një forcë konstruktive me integritet”, tha ai.

Për partitë e vogla, Vasili u shpreh: “Sipas kodit zgjedhor disa parti të vogla nuk mund të regjistrohen si koalicione dhe u është bërë padrejtësi, por për këtë LSI nuk ka asnjë përgjegjësi dhe as nuk e cënon LSI-në”.

Pyetje nga gazetarët:

Ju u hoqët nga ministër i drejtësisë dhe aleati strategjik i LSI, Rama nuk ju kishte njoftuar për këtë. A keni pakënaqësi?

Kjo është e parëndësishme për ne. Do të shkojmë në zgjedhje si të barabartë. Objektivi ynë tani është të dalim forcë e parë…

Sot jemi në situatë më të qartë politike, kemi datë zgjedhjesh, të gjitha forcat do të dalin në fushatë. Të evitojmë kaosin dhe të ecim drejt stabilitetit. Nuk e kam parë kurrë LSI në këto 12 vite kaq pranë fitores si forcë e parë politike.

Rama hoqi 1 ministër dhe 3 drejtorë të LSI?

Jemi të përqendruar tek fushata dhe jo tek komentet. Të bindim çdo qytetar se ka një shans më shumë për të votuar për partinë që i përfaqëson.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne