Marshimi i Madh i Kthimit në Gazë, bie dëshmor fëmija 15-vjeçar

Si pasojë e ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë në protestat e “Marshimit të Madh” në Rripin e pushtuar të Gazës, një fëmijë ra dëshmor ndërsa 41 persona të tjerë u plagosën.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, Eshref Kudra në një komunikatë me shkrim bëri të ditur se ra dëshmor Yusuf Said Hüseyin ed-Daye (15 vjeç) i plagosur në gjoks nga ushtarët izraelitë gjatë protestave në kufirin lindor të Gazës.

Ai tha se në protesta u plagosën gjithashtu edhe 41 persona.

Palestinezët prej 30 mars 2018 janë duke organizuar protesta paqësore nën emrin “Marshimi i Madh” në kufirin e Rripit të Gazës, i cili mbahet i rrethuar nga ana e Izraelit.

Ndërkaq ushtarët izraelit hapin zjarr me plumba të vërtetë ndaj popullatës civile, e cila kërkon “kthimin në trojet e tyre prej nga janë dëbuar dhe heqjen e rrethimit të paligjshëm të Gazës që zbatohet prej vitit 2006 e këtej”.

Në ndërhyrjet e ushtrisë izraelite ndaj protestave që prej 30 marsit kanë rënë dëshmorë mbi 230 palestinezë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne