Maryam Rajavi ne panik; Judy Sgro i ben presion Rames; komandantet muxhahedine migrojne drejt Kanadase

Lufta politike e muxhahedineve kunder Shqiperise dhe Iranit vazhdon pa ndalim. Ne date 4 shtator 2023 armata muxhahedine botoi ne faqen e saj te internetit nje leter qe deputetja liberale Judy Sgro e zones Humber River—Black Creek te Torontos i ka cuar Presidentit te Këshillit te Evropes Charles Michel, Presidentes se Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Presidentes se Parlamentit Evropian Roberta Metsola dhe kryeministrit kanadez Justin Trudeau. Ne kete leter te shkruar nga armata muxhahedine e Maryam Rajavit, Judy proteston kunder procesit gjyqesor qe autoritetet iraniane kane hapur kunder 104 terroristeve muxhahedine ne Teheran. Judy kerkon nga autoritetet evropiane qe te ndalojne implementimin e ligjit nga autoritetet iraniane dhe mos lejimin e dergimit perpara gjykatave iraniane te terroristeve muxhahedine.

Letra e Judit sulmon edhe bastisjen qe policia e antiterrorist i beri kampit muxhahedin ne 20 qershor 2023 me urdher te gjykates dhe prokurorise, per te ndaluar aktivitetin terrorist muxhahedin nga kampi i Manzes kunder Iranit. Ne kete leter te qendisur nga skuthet muxhahedine, Judy i kerkon politikaneve evropiane dhe kanadeze qe ti bejne presion kryeministrit Edi Rama qe te lejoj armaten muxhahedine qe te rifilloj aktivitetin e saj terrorist dhe mediatik nga kampi i Manzes kunder Republikes Islamike te Iranit.

Ndersa mergata e qyqeve te Maryam Rajavit ka perdorur Judy Sgro-n per te shantazhuar Shqiperine dhe Iranin me politikane evropian dhe kanadez, media te ndryshme iraniane njoftojne qe 109 muxhahedine kane lene Shqiperine dhe kane mberritur ne Kanada. Gazetari Iranian Alireza Niknam ka postuar ne profilin e tij ne tweeter qe:

” 109 komandantë të MEK u larguan nga #Shqipëria dhe arritën në Kanada, Baza kanadeze e #MEK e vendosur në Toronto po punon nën udhëheqjen e Shahram Golestaneh. Transferimi i komandes së larta të MEK-ut po vazhdon në heshtje mediatike. #ICC (Kongresi Iranian Kanadez) tashmë ka paralajmëruar qeverinë për praninë e MEK në #Kanada. “

 

Ne postimin e tij, Alireza ka botuar edhe dy foto te celules muxhahedine te Torontos dhe udheheqesit muxhahedin Shahram Golestaneh, te cilet mesa duket qendrojne pas letres se Judy Sgros dhe largimit eventlual te 109 komandove muxhahedine drejt Kanadase. Ne postimin e Alirezes shfaqet edhe nje leter proteste e Kongresit Iraniano Kanadaz ku iranianet e Kanadase i kerkojne qeverise kanadeze qe te mos lejoje zbarkimin e armates muxhahedine ne Kanada.

Celula muxhahedine e Torontos

Gazeta Impakt i lutet portalit faktoje.al te sponsorizuar nga USAID-i dhe instituti East West Management Institute (EWMI) dhe gazetares Ilda Hoxha qe ta hetojne kete lajm dhe te tregojne nese me te vertete udheheqesia e MEK-ut po shperngulet drejt Kanadase dhe nese MEK-u ka arritur te rekrutoje Judy Sgro-n per te leshuar sulme kunder Shqiperise.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne