Masakër në Vlorë/ Një 24-vjeçar vret me kallashnikov 8 persona, RENEA dhe FNSH blindojnë zonën

Masakër me armë zjarri në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë. Tetë persona janë qëlluar për vdekje duke regjistruar kështu ngjarjen më të rëndë kriminale në vendin tonë, ndërsa raportohet edhe për disa të plagosur. Autori i kësaj ngjarje është një 24-vjeçar i identifikuar si Ridvan Zykaj. RENEA, FNSH, DELTA FORCE blindojnë fshatin.

Policia ka dhënë detajet e para për ngjarjen duke deklaruar se autori i kësaj ngjarje është një 24-vjeçar. Ai ka qëlluar me breshëri në drejtim të tetë personave, nga të cilët 6 kanë humbur jetën në vend, ndërsa dy të tjerë rrugës për në spital. Fshati Resulaj ndodhet rreth 60 minuta larg Bashkisë Selenicë.

Shkak për ngjarjen paraprakisht dyshohet të ketë qenë një konflikt pronësie mes dy fiseve. Mësohet se Banorët e fshatit dhe dy fiset e përfshira në sherr, ishin mbledhur për t’i dhënë zgjidhje pretendimeve, por i riu ka hapur zjarr befasisht duke kryer një masakër të vërtetë. Burime thanë se autori dyshohet me probleme mendore.

RENEA dhe FNSH: Do hapim zjarr nëse autori nuk dorëzohet
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur RENEA, FNSH dhe DELTA FORCE. Autori është ende në gjendje të lirë dhe i armatosur, ndërkohë që vijojnë kontrollet nga toka, ajri dhe deti. RENEA-s dhe FNSH i është urdhër që t’i përgjigjen me zjarr 24-vjeçarit i cili është një rrezik permanent edhe për jetën e efektivëve, pasi ka kryer masakrën me tetë të vdekur pak minuta më parë në qendër të fshatit Resulaj të Selenicës.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Selenicë, Vlorë

Informacion paraprak

Më datë 10.08.2018, në fshatin Resulaj, Selenicë, shtetasi Ridvan Zykaj, 24 vjeç, për motive ende të paqarta ka vrarë me armë zjarri 8 persona nga dy familje te fisit Zykaj. 

Autori pas krimit është larguar ku forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Burimi: Shqiptarja.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne