Mashtrime djallzore!

Savash Veliu

… “I huaji t’i ha mish e kockë” thotë fjala e urtë popullore!

‘Është Nacionalizmi që të ndan nga rrënja e besnikrisë së drejtë’! Çdo gjë e huaj së pari të tërheq në terrenin e vet dhe me përvojën e tij të mbyt më pas në një lug uji!

Bota është ndarë në tabore, klane, kampe, parti dhe tarafe të gjitha këto budallaki në vete që ngërthen marrëzi për të marrët… por edhe mbarë shqiptaria është e ndarë kuturu në ideologji dhe politika të pa kuptimta pa kuptuar veprimin e drejtë mbi logjikë të shëndosh!

Të gjitha izmat që rrjedhin prej perëndimi janë maska mashtruese të fasaduar të manipulojnë me bindjet e njerëzve të ngritur mbi idealet e drejta të popujve që e tregojnë të bardhën si të zezë dhe anasjelltas të bërë në emër të ‘demokracisë’!

Kjo është kohë e shekullit të ri ose neo-liberalizmit ku e barabartë dhe e drejtë konsiderohen sot edhe mençuria edhe marrëzia. Kjo është Demokracia ose shekulli i Skizofrenisë vrastare!

Si drita e diellit është e qartë se; Pa u larguar nga dogmat dhe ideologjitë djallzore të kotësis së ashtuquajtur Majtiste, Djathtiste, Centriste, Demokratike, Liberale, Moderne apo Postmoderne bashkë të gjitha këto broçkulla fjalësh që të orientojnë drejtë humbjes së energjisë në kotësin të pafund pa përfituar së fundmi asgjë.
Gjitha këto janë trillime dhe shpifje triviale që çojnë në huti dhe përçarje mes njerëzve nga e cila përfitojnë vetëm shtetet djallzorë si shpikës trilogjish blasfemiste që plaçkisin popujtë e manipuluar!

Për gjithë kohën Djallzorët arritën të ngrisin mega industrinë e shpifjes dhe shpikjes në krijimin e dallimeve dhe tjetërsimeve që edhe më thellë të shtojnë dallimet tek njerëzit të ndarë në tabore dhe tarafe mbi superiorët dhe inferiorët ball njëri tjetrit. 
Kjo gjendje e llahtarshme dhe çoroditëse vetëm se ua ul kokën dhe mendjen në kotësi larg të menduarit vertikal si boshti kurizor qiellor duke i degraduar në mendësi horizontale që sa vjen e shton ndasit mes njerëzve të cilët Zoti i la të lirë.

Prandaj bota njerëzore e sidomos shqiptarët nuk janë majtist e as djathtist, e as nacionalist apo ateist, laicist, sekularist ose agnostik por janë njerëz besimtar besnik si qenje Njeri me Iden e vetme në ‘Zotin’ e botrave i detirminuar të mbështes legjislacionin e tij apsolut si rob i Tij, që lufton i lirë prej njerëzve për mireqenien e vet padallime racore dhe fetare në shoqëri!  

Prangaj, mendoj se prej jetës zyrtare duhet larguar edhe sistemi shoqëror Laicist sepse edhe ai është besim ideologjik robërues siç pretendohet për besimin fetar se është Opium trularës së shoqërive njerëzore që pa të drejtë mbahet larg sistemit shtetëror si drejtues i opinionit shoqëror!  

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne