Maturantët mbyllin protestën e tretë/Nesër mblidhen sërish në orën 13.00-të

Për gati dy orë maturantët e Tiranës kanë protestuar sot para Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar rishikim të testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Pas shumë thirrjeve kundër ministrisë, ata janë shprehur se për sot nuk do protetojnë më, por do rikthehen sërish nesër.

U uroj suksese në provimin e ardhshëm dhe nëse do jetë sërish kjo situatë ne do jemi sërish këtu. Nuk do ndalemi deri sa të na plotësohen të gjitha kërkesat tona”, tha një prej maturantëve.

Ndërkohë një tjetër nxënëse tha se ata nuk do e bojkotojnë provimin e matematikës, por pas provimit në orën 1 do jenë sërish protetë. “Nesër në orën 1 të na bashkoheni këtu. Të protestojmë të gjithë maturantët pas provimit. Ne nuk do i bojkotojmë provimet”, u shpreh ajo./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne