Maturantët sërish protestë para Ministrisë: Po na merren emrat shënim, presion! Drejtoresha e QSHA të kërkojë falje publike

Maturantët kanë vijuar protestën e tyre para Ministrisë së Arsimit, në shenjë kundërshtie për testin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, pasi sipas tyre ishte jashtë programit.

Protestuesit, ndryshe nga dje, ditën e sotme kanë bllokuar rrugën e Durrësit, ku kërkojnë nga MARS plotësimin e dy kërkesave; rivlerësimin e testit të Gjuhës dhe Letërsisë dhe uljen e dhe uljen e pragut për notën 9 dhe 10.

Ndërkohë, një tjetër maturante që protestonte tha se protestuesve iu është marrë emri, ndërsa e cilësoi këtë veprim një presion.

Mes të tjerash ajo kërkoi që drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA), Rezana Vrapi, të kërkojë falje publike.

“Ne nuk e kemi fare frikë që të identifikohemi. Por protestuesve iu është kërkuar emri dhe mbiemri.

Drejtoresha e QSHA duhet të kërkojë falje publike, pasi na ka shkaktuar dëm të madh psikologjik”, tha maturantja./TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne