Maxhoranca nuk humbet kohë, konferenca e kryetarëve vendos: Ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor kalojnë në Kuvend më 1 tetor

Mazhoranca ka caktuar datën për seancën parlamentare për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Mësohet se në  mbledhjen e e Konferencës së Kryetarëve është vendosur që më 1 tetor kalojnë në Kuvend ndryshimet kushtetuese në  Kodin Zgjedhor.

Deri më 30 shtator është afati i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për të reflektuar këto ndryshime, teksa në Këshill Politik ende s’ka konsensus.

Mazhoranca dhe opozita parlamentare kanë dorëzuar nga një draft, dhe Gjiknuri ka paralajmëruar se me apo pa opozitën jashtëparlamentare, brenda afatit ndryshimet kushtetuese do të reflektohen në Kodin Zgjedhor për mos lënë vakum./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne