May: Marrëveshja për Brexit-in do të dërgohet në referendum

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, tha se marrëveshja me Komisionin Evropian për draft kornizën politike për të ardhmen e marrëdhënieve paraqet “marrëveshjen e vërtetë” për Britaninë e Madhe.

Duke u adresuar para kabinetit të saj në Londër, May tha se marrëveshja “do të dërgohet për votim në referendum” dhe se marrëveshja do t’i japë Britanisë së Madhe kontrollin mbi kufijtë e saj, paratë dhe ligjet.

Ajo po ashtu tha se marrëveshja do të mbrojë çështjet bankare dhe sigurinë dhe do të mbajë integritetin e Britanisë së Madhe.

Plani i kryeministres May përballet me sfida të rëndësishme në Parlamentin e Britanisë së Madhe në të cilin pritet të debatohet muajin e ardhshëm.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne