Bota

May: Referendumi i ri thyen besimin te britanikët

Kryeministrja Theresa May ka paralajmëruar deputetët se mbajtja e një referendumi tjetër mbi BE do të thyejë besimin tek popullin britanik. Ish-kryeministrat John Major dhe Tony Blair janë mes atyre që kërkojnë një referendum të ri.

Por May argumenton se kjo do t’i sillte një dëm të pariparueshëm  integritetit të politikës britanike dhe nuk do t’i linte të ecnin përpara. Javën e kaluar May iu nënshtrua votimit të mosbesimit, por arriti që ta kalojë me sukses. Britania e Madhe do të largohet nga BE më 29 mars 2019.

Brexit përcakton kushtet e daljes dhe përfshin një deklaratë mbi skicimin e marrëdhënieve të ardhshme midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE. Por do të hyjë në fuqi vetëm nëse Parlamenti i Britanisë së Madhe dhe Parlamentet Evropiane e miratojnë atë.

OPINIONE