Mbështetje emocionuese për Turqinë nga hoxha egjiptian

Një nënshtetas egjiptian rezident në Kuvajt, për të mbështetur Turqinë kundër sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kërkoi të dhurojë (japë për bamirësi) stolitë (bizhuteri) e bashkëshortes së tij.

Egjiptiani me detyrën e hoxhës në Kuvajt, Seyyid Muhammed Mustafa, duke shkuar në Ambasadën e Turqisë në këtë vend, u shpreh se dëshironte të dhurojë stolitë e bashkëshortes së tij për të mbështetur ekonominë e Turqisë, që përballet me komplote.

Pyetjes “Përse dëshiron të bësh diçka të tillë?” Mustafa iu përgjigj duke thënë: “Për shkak të simpatisë sime për popullin turk. Ju (turqit) jeni shpresa e myslimanëve”.

Ai tha se e do shumë Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe lutet vazhdimisht për të dhe duke iu drejtuar popullit turk ai tha: “Dijani vlerën Presidentit Erdoan”.

Kurse Sekretari për Tregtinë në Ambasadën Turke, Atila Uur Bashbu (Atilla Uğur Başbuğ) i bëri të ditur Mustafasë, i cili shprehu mbështetjen ndaj Turqisë, se dëshira e tij është shumë emocionues, por është e pamundur të pranojnë një ndihmë të tillë.

Pas kësaj Mustafa tha se për të dhënë mbështetje do të blejë lira turke  dhe në Kuvajt do të përdorë produkte turke.

Burimi: Koha islame

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne