‘Mbulimi i Skënderbeut’ demaskoi tredhjen intelektuale të ‘Elitës’ së kolonizuar dhe të shitur shqiptare

Shkruan: Muhidin Ahmeti

Për të gjithë ata që pretendojnë se janë ‘intelektualë’, duke iu referuar edhe situatës së fundit që u krijua me ‘mbulimin e Skenderbeut’, ua shtrojmë një pyetje ultimative: Ç’është inteligjenca dhe çfare do të thotë të jesh inteligjent?

Për inteligjencën në periudhën moderne shpesh thuhet se është mendjemprehtësi mentale dhe përpjekje djallëzore që vazhdon të luajë me idetë fundamentale pa një shtrirje fundamentale apo sjellje të peshuar mirë ndaj atyre ideve.

Kjo nuk është inteligjencë e vërtetë, as inteligjencë kontemplative e cila dallon dukshëm nga dëlirësia mendore, siç dallon fluturimi i shqiponjës nga loja e majmunit. Ajo që po bëjnë disa pseudo-intelektualë dhe politikan infantilë në trojet shqiptare paraqet pikërisht atë lojë majmunërie të mendjes që luan me idetë dhe ndjenjat e shenjta e të shtrejta të besimtarëve.

Prandaj, ju drejtohem të gjithë atyre të tubuar rreth disa mediave të shkruara apo elektronike apo nga qarqe të tjera politike e fundamentaliste që i fryejnë zjarrit të ndonjë lufteje fetare ndër shqiptarët, bëhuni shqiponja që fluturojnë në lartësi e mos u bëni majmun që luajnë në tokë duke imituar gjithmonë lojën satanike të njeriut, sepse një ditë do të pendoheni thellë, nëse ju jo, atëherë pasardhësit tuaj të pafajshëm./ kosovapost

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne